LAJMI I FUNDIT:

Çdo i treti fëmijë në Maqedoni me mbipeshë

Çdo i treti fëmijë në Maqedoni me mbipeshë

Një nga tre fëmijë në Maqedoni është me peshë të rritur trupore. Sipas të dhënave të UNICEF-it, 14 për qind e djemve të moshës 11-vjeçare në Maqedoni janë me peshë të rritur trupore në krahasim me katër për qind në Evropë. Rekomandimi i nutricionistëve është që fëmijët të konsumojnë më shumë fruta dhe perime të freskëta në ushqyerjen e përditshme në lloj të sallatave dhe të ushqimit midis vakteve kryesore të quajtur “zemër”.

Në të gjithë shkollat në vend nxënësit nga klasa e katërt deri në klasë të nëntë sot u njohën me mënyrën e shëndetshme të të ushqyerit, si një prej qëllimeve të KB-së. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska dhe përfaqësuesi i UNICEF-it, Benjamin Perks në shkollën fillore “Avram Pisevski” në fshatin Bardovcë morën pjesë në orën e kujdestarisë me fëmijë nga klasa e katërt kushtuar mënyrës së shëndetshme të të ushqyerit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Qëllimi është që nxënësit të përfitojnë shprehi të shëndetshme rreth të ushqyerit dhe me atë që nënkupton raportin për mos hedhjen e ushqimit që do të mbetet i pashfrytëzuar”, tha Deskoska.

Përfaqësuesi i UNICEF-it Benjamin Perks deklaroi se një nga tre fëmijë në vend është me peshë të rritur trupore. Arsyet për peshën e rritur trupore tek fëmijët janë të kombinuara. Nutricionistët konsiderojnë se roli i ushqimit është 80 për qind, ndërsa aktiviteti fizik është 20 për qind.

Ora më e madhe globale, pjesë e së cilës është edhe Maqedonia, është iniciativë e nivelit botëror për njohjen e fëmijëve dhe të rinjve me qëllimet globale për zhvillim të qëndrueshëm dhe për nxitje të pjesëmarrjes së tyre aktive në realizimin e këtyre qëllimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori