LAJMI I FUNDIT:

Bale 24 lëndime me Realin, ka humbur 79 ndeshje

Bale 24 lëndime me Realin, ka humbur 79 ndeshje
VITORIA-GASTEIZ, SPAIN - SEPTEMBER 23: Gareth Bale (R) of Real Madrid CF smiles ahead his teammate Luka Modric (L) both sitted on the bench prior to start the La Liga match between Deportivo Alaves and Real Madrid CF at Estadio de Mendizorroza on September 23, 2017 in Vitoria-Gasteiz, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Gareth Bale dëmtohet sërish duke e bërë me dhimbje koke trajnerin e tij Zinedine Zidane.

Uellsiani nuk do të zbresë në fushën e lojës në 18 nëntor në derbin me Atletico Madrid në Wanda Metropolitano.


Bale do të qëndrojë jashtë fushave të lojës edhe për një muaj tjetër, gjë që tregon sesa i brishtë ka rezultuar ky futbollist.

Tottenhami ka shitur 10 yje që i kanë sjellë miliona euro në dekadën e fundit (Foto)
Lexo po ashtu Tottenhami ka shitur 10 yje që i kanë sjellë miliona euro në dekadën e fundit (Foto)

Bale, që përfiton 20 milionë euro bruto në sezon me skuadrën merengues, ka një rendiment të dobët, pikërisht për shkak të këtyre dëmtimeve, duke bërë që te kampionët e Spanjës dhe Evropës të rritet numri i personave që këshillojnë drejtuesit për të nxjerrë sulmuesin 27-vjeçar në tregun e transferimeve.

Kalvari i dëmtimeve të Bale si futbollist i Realit të Madridit është i gjatë. Për uellsianin kjo është hera e 24-t që shfaq probleme fizike, që nga momentin që është transferuar në kryeqytetin spanjoll, dëmtime që e kanë lënë atë jashtë fushave për 79 ndeshje.

Për këtë sezon, Bale ka humbur tashmë tetë ndeshje dhe tani pritet të mungojë edhe për shtatë ndeshje të tjera: katër në kampionat kundër Atletico Madrid, Malaga, Athletic Bilbao dhe Sevilla, një në Kupë kundër Fuenlabrada dhe dy në Ligën e Kampioneve ndaj APOEL e Dortmund.

Objektivi i tij është që të kthehet në skuadër në muajin dhjetor, për të qenë i pranishëm në Botërorin e Klubeve, e sidomos në “Klasiken” me Barcelonën në ‘Santiago Bernabeo’, të datës 23 dhjetor. /TCh/