LAJMI I FUNDIT:

Hysaj: Viti i duhur për ta fituar Napoli titullin

Hysaj: Viti i duhur për ta fituar Napoli titullin
NAPLES, ITALY - NOVEMBER 01: Elseid Hysaj of SSC Napoli in action during the UEFA Champions League group F match between SSC Napoli and Manchester City at Stadio San Paolo on November 1, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Elseid Hysaj ka paralajmëruar trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, se nuk do të ishte e lehtë që ai të kalonte në anën e majtë të mbrojtjes, por se është viti i duhur për të fituar Scudetton.

Me Faouzi Ghoulam e lënduar në gju dhe me një mungesë të gjatë prej të paktën katër muaj, ka alternativa të çmueshme në skuadër dhe Hysaj është testuar në të majtë nga e djathta.


Megjithatë, mbrojtësi i kombëtares shqiptare i ka treguar trajnerit të tij, Sarri, se nuk do të ishte e lehtë të luante në të majtë të mbrojtjes.

Hysaj arrin 100 paraqitje me Napolin, urohet nga skuadra italiane dhe Serie A (Foto)
Lexo po ashtu Hysaj arrin 100 paraqitje me Napolin, urohet nga skuadra italiane dhe Serie A (Foto)

“Ka qenë një kohë e gjatë që kur kam luajtur në atë pozitë, kështu që nuk do të ishte e lehtë, por nëse trajneri më kërkon, atëherë unë jam gati të jap gjithçka”, ka thënë fillimisht Hysaj në konferencën e tij për shtyp.

Hysaj gjatë një dueli me Ivan Perisicin (Getty Images)

“Ghoulam është një lojtar shumë i rëndësishëm, por kemi të tjerë që mund ta mbajnë ekipin dhe jam i bindur se mund të bëjmë mirë”.

Mbrojtësi i Shqipërisë tutje ka folur edhe për luftën për titull në kampionatin italian, Serie A.

Insigne zemërohet me Hysajn se ia derdhi kafenë, por në fund gjithçka përfundon me të qeshura (Video)
Lexo po ashtu Insigne zemërohet me Hysajn se ia derdhi kafenë, por në fund gjithçka përfundon me të qeshura (Video)

Sipas Hysajt, pas shumë viteve pritje, ky është sezoni i duhur për ta fituar Scudetton skuadra e tij.

“Napoli ka pritur 30 vite për Scudetton dhe ky është sezoni i duhur për ta fituar atë”, përfundoi mbrojtësi shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori