LAJMI I FUNDIT:

Hazard: De Bruyne për momentin është lojtari më i mirë i Ligës Premier

Hazard: De Bruyne për momentin është lojtari më i mirë i Ligës Premier

Kevin De Bruyne për momentin është padyshim lojtari më i mirë në Ligën Premier. Kështu së paku mendon bashkëkombësi belg dhe ylli i Chelseat, Eden Hazard.

Futbollisti i Manchester City po shkëlqen këtë sezon nën urdhrat e trajnerit, Pep Guardiolas, pasi skuadra zë vendin e parë në tabelën e ligës elitare angleze, ku kanë tetë pikë më shumë se rivalët e Manchester Unitedit.

Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard janë kualifikuar për në botërorin “Rusia 2018” (Getty Images)

De Bruyne ka kontribuar në këtë sukses të Citizens me dy gola dhe gjashtë asistime në 11 paraqitje në Ligën Premier dhe ishte lojtar i ndeshjes në fitoren e Cityt kundër Chelseat.


“City është ekipi më i mirë i Ligës Premier dhe Kevin është një lojtar i rëndësishëm në sistemin e Guardiolës. Është e lehtë të luash me Bruynen sepse është lojtar fantastik”, tha Hazard.

Kujtojmë se De Bruyne u shit nga Chelsea te Wolfsburgu për vetëm 20 milionë euro në janar të vitit 2014 pasi nuk arriti të fitonte një vend prej titullarit te londinezët.

Ndryshe, futbollisti 26-vjeçar u transferua në vitin 2015 te skuadra angleze për 62 milionë euro dhe deri më tani ka shënuar 15 gola në 72 paraqitje për Citizens.

Hazard, Bruyne dhe mesfushori shqiptar me tipare sulmuese, Adnan Januzaj do të luajnë sëbashku sonte kundër Meksikës dhe pas katër ditësh kundër Japonisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Haaland u zemërua me Cucurellan shkaku i këngës së famshme, spanjolli zbuloi sfondin e tekstit të diskutueshëm

Haaland u zemërua me Cucurellan shkaku i këngës së famshme, spanjolli zbuloi sfondin e tekstit të diskutueshëm

Ndërkombëtare
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Ndërkombëtare
Kalo në kategori