LAJMI I FUNDIT:

Arsenali i gatshëm ta shes Ozilin, ia tregon çmimin Manchester Unitedit

Arsenali i gatshëm ta shes Ozilin, ia tregon çmimin Manchester Unitedit
Ozil duke festuar një gol me fanellën e Arsenalit (Getty Images)

Arsenali është i hapur që ta lejojë shitjen e Mesut Ozil te Manchester United që në janar për 30 milionë funte.  

Gjermani është në fund të kontratës dhe në bazë të asaj që shkruhet ai nuk do të rinovojë.

Ozil ka pasur interesim në verë, por që nuk arriti që të largohet drejt klubeve evropiane edhe pse kishte kërkesa për të.


United është i hapur që në janar të largohet, por Arsenali kërkon 30 milionë funte, shkruan Daily Star.

Ozili është i hapur për kalimin pasi kërkon të lauëj në Ligën e Kampioënve, gjë që bukia mundëson Arsenali pasi luan në Ligën e Evropës.

Arsenali drejt Manchester United në vitin 2012 e kishte shitur Robin van Persien në Old Trafford për 22.5 milionë funte.

Holandezi ishte inspirim për ta fituar titullin e 20-të në histori nën drejtimin e Alex Ferguson. /Telegrafi/