LAJMI I FUNDIT:

Suarezi flet për transferimin e mundshëm të Coutinhos te Barca

Suarezi flet për transferimin e mundshëm të Coutinhos te Barca
(Foto: Getty Images)

Luis Suarezi ka rrezikuar të nxisë zemërimin e tifozëve të Liverpoolit duke folur për transferimin e mundshëm të Philippe Coutinhos te Barcelona.

Mesfushori brazilian kishte kërkuar të shkonte në Camp Nou gjatë verës, mirëpo Redsat nuk e lejuan largimin e tij, përkundër ofertave të njëpasnjëshme të Blaugranëve.


Luis Suarez kaloi te Barca nga Liverpooli në vitin 2014 (Getty Images)

Suarez, i cili në vitin 2014 kaloi nga Liverpooli te Barcelona për 85 milionë euro, beson se Coutinho do të kishte shumë sukses te Barcelona.

I pyetur se çfarë do t’i ofronte Barca, sulmuesi uruguaian ka thënë për Mundo Deportivo: “Shumë. E njoh atë si njeri dhe si lojtar, sepse kam luajtur me të, por të gjithë e ditë se çfarë do të kontribuonte Coutinho”.

Coutinho kërkohet me ngulm nga Barcelona (Getty Images)
Futbollistët e mëdhenj dhe domethënia e nofkave të tyre – Nga ‘Shpageta’, te ‘Fëmija’, ‘Diamanti’ dhe ‘Pleshti’ (Foto)
Lexo po ashtu Futbollistët e mëdhenj dhe domethënia e nofkave të tyre – Nga ‘Shpageta’, te ‘Fëmija’, ‘Diamanti’ dhe ‘Pleshti’ (Foto)

“Ai është një lojtar, i cili në ditët e sotme luan në nivel shumë të lartë”.

“Natyrisht se e dëshiron (transferimin), sepse ai është një lojtar ambicioz dhe çdo lojtar dëshiron transferimin te Barca”.

Suarez ka qenë shumë i dashur për tifozët e Liverpoolit (Getty Images)

“Ai ka kaluar nëpër një moment mjaft të vështirë, mirëpo si profesionist ka vazhduar të tregojë se sa lojtar i mirë është dhe çfarë cilësish personale posedon”.

“Edhe pse ishte përpjekur të largohej nga Liverpooli, ai vazhdoi t’i ndihmonte skuadrës dhe vazhdoi të angazhohej”, ka deklaruar Suarez. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
“Flick mund ta rikthejë magjinë e Barcelonës së Guardiolës”, ish-legjenda gjermane me fjalë të mëdha

“Flick mund ta rikthejë magjinë e Barcelonës së Guardiolës”, ish-legjenda gjermane me fjalë të mëdha

La Liga
Top ylli anglez që u la jashtë listës nga Southgate thotë se meritonte ftesën për Euro 2024

Top ylli anglez që u la jashtë listës nga Southgate thotë se meritonte ftesën për Euro 2024

Përfaqësueset
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Arsenali i bën konkurrencë Liverpoolit në garën për ‘lojtarin e preferuar’ të Slot

Arsenali i bën konkurrencë Liverpoolit në garën për ‘lojtarin e preferuar’ të Slot

Premier League
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Bundesliga
Kalo në kategori