LAJMI I FUNDIT:

”Për gjashtë muaj LSDM-ja nuk ka bërë asgjë për ndotjen e ajrit”

”Për gjashtë muaj LSDM-ja nuk ka bërë asgjë për ndotjen e ajrit”

OBRM-PDUKM-ja e Nikolla Gruevskit ka reaguar në lidhje me ndotjen e ajrit nëpër gjithë qytetet e Maqedonisë duke thënë se LSDM-ja për gjashtë muaj në pushtet nuk ka bërë asgjë për parandaluar ndotjen e ajrit.

”Për gjashtë muaj LSDM-ja premton se do të bëjë më të mirën për ajrin e ndotur por një gjë e tillë nuk ndodh. Deri tani nuk kanë bërë asgjë për të ulur ndotjen nëpër gjithë qytetet e Maqedonisë. Këtu është problemi i shëndetit të qytetarëve që thithin ajër të ndotur. Kryetari i Bashkisë së Shkupit gjithashtu ka premtuar zgjidhje për kryeqytetin por edhe ai asgjë nuk ka bërë” thotë mes tjerash partia e Gruevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM ka qenë në Qeveri deri në fund të majit dhe problemi i njejtë ka qenë edhe në dekadën e fundit. /Telegrafi/