LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Juventus – Benevento, Gjimshiti titullar

Formacionet zyrtare: Juventus – Benevento, Gjimshiti titullar

Juventusi dhe Benevento kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin italian.

Zonja e Vjetër është nikoqire e skuadrës së inkuadruar këtë sezon në Serie A në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Serie A.

Skuadra e Massimiliano Allegrit vjen nga një serie pozitive prej tri fitoreve radhazi dhe dëshirojnë ta vazhdojnë këtë seri edhe ndaj skuadrës së fundit në tabelë.


Në anën tjetër, Benevento ka 11 humbje nga po kaq ndeshje dhe do të ishte e stër-kënaqur nëse do arrinte një barazim nga ky udhëtim te kampioni aktual.

Trajneri i Juventusit ka vendosur të bëjë disa ndryshime, teksa te mysafirët nga minuta e parë luan futbollisti shqiptar, Berat Gjimshiti, ndërsa Ledian Memushaj është në bankën rezervë.

JuventusSzczesny; De Sciglio, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Matuidi, Marchisio; Cuadrado, Dybala, Douglas Costa; Higuain

BeneventoBrignoli, Gjimshiti, Cataldi, Ciciretti, Chibsah, Viola, Di Chiara, Venuti, Lazaar, Antei, Armenteros.

/Telegrafi/