LAJMI I FUNDIT:

Abrashi flet për realizimin e projekteve kapitale në Prishtinë

Abrashi flet për realizimin e projekteve kapitale në Prishtinë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi, ka treguar për projektet kapitale që do t’i realizojë në Prishtinë nëse ai fiton në balotazh me Shpend Ahmetin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Komuna ka buxhet të mjaftueshëm për projekte të madha e kjo i bie që minimum do të ndërtojmë shtatë shkolla të reja”, ka thënë Abrashi në Analizën Lokale në Klan Kosova.

“Nëse për shembull ndërtohet shkolla në Veternik, do të kemi më pak tollovi në qytet, e kjo më pas ndikon në punësimin e grave”, shtoi Abrashi. “Projekti i spitalit, unazave por edhe projekte të mëdha kulturore… kjo është ideja e projekteve të madha”.


Kandidati i LDK-së shprehet se në Prishtinë janë bërë gjëra minimaliste dhe atë në kohë fushate.

“I kisha ftuar gjithë qytetarët të dalin në lagjet e tyre dhe të shohin projektet. Dritat janë bërë një muaj para fushatës dhe disa projekte të vogla që tash po maskohen. Ndriçimi, trotuari, transparenca janë çështje bazike, duhet të punohet në projekte kapitale”, tha ai duke shtuar se sektori privat ka ikur nga Prishtina shkaku i taksave të larta.

Abrashi ka akuzuar taborin tjetër, të prirë nga Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje, për kërcënim të pjesëtarëve të ekipit të tij.

“Një njeri që ka studiuar në Harvard po kërcënon pjesëtarët e ekipit tim. Kjo po më bën ta tregojë fytyrën e vërtetë të atij”, ka thënë Abrashi. “Ai njihet që nuk ka kryer asnjë punë deri tash, duke u ankuar që s’e ka lënë Avdullah Hoti, Feim Salihu, Lirak Çelaj apo dikush tjetër”.

Më tej Abrashi ka thënë se si qytetarë nuk dëshiron të dëgjojë arsyetime, por punë.

“Ahmeti u mor me Q7 të largohej nga luksi, e u pa nëpër jahte e aeroplan privat”, tha ai. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Kronika e Zezë
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Drejtësi
Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

Politikë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kalo në kategori