Dashuria për sportin dhe në veçanti për futbollin ka bërë që aktori i mirënjohur i grupit “Stupcat”, Vedat Bajrami, të investojë në futboll.
Dikur portier i 2 Korrikut, por që më pas karrierën e vazhdoi me aktrim, ai është kthyer sërish sportit më të popullarizuar në botë.
Këtë herë, ai ka vendosur që parat e fituara me djersë t’i investojë në siç e quan ai “dobësinë” që ka për sportin.
Ashtu siç paralajmëroi ditë më parë “GazetaOlle.com”, Bajrami është duke investuar në KF Rilindja të Prishtinës, në të cilën thotë se nuk është i vetëm.
“Po është e vërtetë. Nuk kam dashur ta bëjë publike, sepse unë nuk dua të bëjë hop dhe të dalë të lavdërohem ende pa nisur punën. Kam dashur të bëjmë fillimisht punë dhe më pas të dalim në media. Ne jemi tre investitorë, emrat e dy të tjerëve nuk po dua t’i bëjë publik, nuk janë fytyra publike”, thotë në intervistën për “GazetaOlle.com”, Vedati.
Ai ka nisur punën prej dy muajsh dhe për një kohë të shkurtër, bazuar edhe në fotot e siguruara nga Gazeta Olle rezultatet duken të mëdha.
“Ne kemi hyrë në klub që nga muaji gusht i këtij viti. I falënderojmë investitorët e mëhershëm të cilët kanë bërë një punë të mirë dhe atë punë ne jemi tash duke e vazhduar, madje nuk kemi dashur as t’ia ndërrojmë emrin. Fillimisht jemi duke investuar në infrastrukturë, ku po e rregullojmë stadiumin në Taukbahçe, të cilin po e bëjmë me ndriçim. Jemi gati për ta kompletuar fushën me bari sintetik dhe me ndriçim. Deri më tani kemi bërë goxha investime, nuk dua të flasë për shuma, por do të vazhdojmë të investojmë”, shton aktori i mirënjohur.
“Arsyeja kam dashur që të investojë në sport është se sportin e kam pikë të dobët që nga fëmijëria. Kohëve të fundit jam marrë edhe me menaxhim, ku e kemi një Kompani Menaxheriale”.
Bajrami ka një projekt të cilin dëshiron ta dërgojë përpara dhe ky projekt lidhet me grupmoshat e reja, të cilat i sheh si brumë për të ardhmen.
Vedati si ndërmjetës në transferimin e lojtarëve krenohet me talentin Edon Zhegrova, i cili tani me sukses po luan në skuadrën e parë të Genkut.
“E kam dërguar Edonin, i cili tani ndodhet bashkë me familjen e tij në Belgjikë”, ka thënë Vedat Bajrami për Gazetaolle.
Zhegrova javë më parë debutoi me ekipin e parë të Genkut, pas vetëm dy-tri vitesh që u transferua në Belgjikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura
"Pjesa e munguar e enigmës" - legjenda e Chelseat kërkon transferimin e Granit Xhakës
Dhjetë detajet e ngjashme në prezantimin e Mbappes me atë të Ronaldos te Real Madridi
Ishte 'hit' në EURO 2024, por tani me dinakërinë e tij ka futur në 'luftë' dy gjigantët francezë
UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë
Dani Olmo nënshkruan fanellën e Barcelonës, ndërsa i përgjigjet edhe një tifozit se a po u bashkohet katalunasëve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Qehaja: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi
Pamje e rrallë e një “fisi të pakontaktuar” që dalin nga pylli tropikal i Amazonës – pasi po përballen me një “katastrofë humanitare”
"Pjesa e munguar e enigmës" - legjenda e Chelseat kërkon transferimin e Granit Xhakës
E dashura e Yamalit konvertohet në fenë islame pas lidhjes me yllin e Spanjës? Detaji që nxiti spekulimet
Momenti i Princeshës së Spanjës me Gavin bëhet viral në internet, Leonor thuhet se ka një pëlqim për yllin e Barcelonës
Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura