LAJMI I FUNDIT:

Botia: U rrita duke shikuar lojën e Messit nga afër, e dija që do të bëhej më i miri në botë

Botia: U rrita duke shikuar lojën e Messit nga afër, e dija që do të bëhej më i miri në botë

Janë rritur së bashku më ‘La Masia’, por fati nuk ishte i njëjtë për të dy.

Lionel Messi vazhdoi të qëndroj te Barcelona duke shkruar historinë me klubin katalunas, ndërsa kundërshtari Alberto Botia u largua në drejtim të Sporting Gijonit.


Mbrojtësi spanjoll do të jetë përsëri kundërshtar i Lionel Messit, pasi aktualisht është pjesë e Olympiacosit.

28-vjeçari ishte në fushë edhe në ndeshjen e zhvilluar në ‘Camp Nou’, ku Barcelona triumfoi me rezultat 3-1.

Puyol: Ajo që më bëri Messi në stërvitje ishte e turpshme (Video)
Lexo po ashtu Puyol: Ajo që më bëri Messi në stërvitje ishte e turpshme (Video)

Botia ka folur para sfidës për Lionel Messin, pasi që të dy ishin së bashku tek të rinjtë e Barcelonës.

“Jam rritur duke e shikuar Messin çdo javë kur ai luante për të rinjtë U16 dhe U19. Isha më i ri se Messi dhe shikoja çdo ndeshje të tij pasi ishte fantastik”, u shpreh Botia.

Alberto Botia si kapiten i Olympiacosit ishte përballë Lionel Messit edhe në sfidën e zhvilluar në ‘Camp Nou’

Kapiteni i Olympiacosit nuk ka pasur fare dyshim se argjentinasi do të bëhej më i miri në botë.

“Kurrë nuk kam pasur dyshim se Messi do të bëhej më i miri në botë. Ai ishte i jashtëzakonshëm”, deklaroi Botia.

Tutje ish-anëtari i Sevillës dhe Elches ka deklaruar se të gjithë mbrojtësit e botës i bëjnë pyetje vetës se si ta ndalojnë Messin.

Botia me titullin e kampionit në Superligën e Greqisë të fituar me Olympiacosin

“Si ta ndalojmë Messin është pyetja që un ja bëjë vetës por edhe gjithë mbrojtësit e botës. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por un mendoj se është një gabim nëse fokusohemi vetëm tek Messi, ne jemi të shqetësuar për gjithë lojtarët e Barcelonës pasi secili është më i rrezikshëm se tjetri”, tha mbrojtësi spanjoll.

Krejt në fund lojtari ka folur edhe për trajnerin Ernesto Valverde i cili më parë ka drejtuar Olympiacosin.

“Valverde i la të gjithë të lumtur në Olympiacos dhe ajo që ka bërë ai është e vështirë ta përsërisë gjithkush. Të gjithë në Greqi flasin për sukseset e tij.

Valverde flet rreth klubit që e udhëhoqi gjashtë vjet, por hesht rreth pavarësisë së Katalunisë
Lexo po ashtu Valverde flet rreth klubit që e udhëhoqi gjashtë vjet, por hesht rreth pavarësisë së Katalunisë

“Ne humbëm 3-1 në Barcelonë por mendoj se në Greqi do të jetë një tjetër ndeshje, pasi do të kemi edhe përkrahjen e tifozëve”, u shpreh Botia.

Pas tri ndeshjeve në Grupin D në Ligën e Kampionëve, Barcelona ka nëntë pikë të tubuara ndërsa Olympiacos ende nuk ka marrë asnjë pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori