LAJMI I FUNDIT:

Valverde flet rreth klubit që e udhëhoqi gjashtë vjet, por hesht rreth pavarësisë së Katalunisë

Valverde flet rreth klubit që e udhëhoqi gjashtë vjet, por hesht rreth pavarësisë së Katalunisë

Katalunia ka shpallur pavarësinë prej shtetit spanjoll dhe kjo mund të ndikojë edhe në botën e sportit.

Barcelona do të takohet të shtunën me skuadrën e Athletic Bilbaos në kuadër të xhiros së dhjetë të La Ligas.


Çfarë do të ndodh me sportin pas shpalljes së pavarësisë nga Parlamenti Katalunas?
Lexo po ashtu Çfarë do të ndodh me sportin pas shpalljes së pavarësisë nga Parlamenti Katalunas?

Para takimit me skuadrën baske, ka folur trajneri i skuadrës së Barcës, Ernesto Valverde, i cili ka pohuar se nuk i intereson politika.

“Nuk më pëlqen të flas për supozime apo sqarime, por për realitete. Klubi nuk më ka njoftuar për gjendjen politike. Dje, kisha një ditë shumë të zënë, ashtu sikurse edhe sot. Ne do të fokusohemi në përgjegjësinë tonë sportive. Do të përpiqemi për të fituar lojëra”, ka pohuar Valverde.

Për ironinë e fatit, Real Madridi luan në Kataluni kundër Gironas
Lexo po ashtu Për ironinë e fatit, Real Madridi luan në Kataluni kundër Gironas

Ai më tutje ka konfirmuar se deri në momentin e fundit nuk dihet nëse do të startojë Luis Suarez, i cili kishte pësuar një lëndim me kombëtaren e Uruguait.

Theksojmë se për gjashtë sezone në të kaluarën trajneri 53-vjeçar ka udhëhequr skuadrën e Bilbaos, me të cilën ka fituar titullin e Super Kupës së Spanjës në vitin 2015.

Ndryshe, Katalunia ka shpallur pavarësinë në saje të 70 votave pro, dhjetë kundër dhe dy abstenime. /Telegrafi/

Gjithçka që duhet të dini për pavarësinë e Katalonisë nga Spanja (Foto/Video)
Lexo po ashtu Gjithçka që duhet të dini për pavarësinë e Katalonisë nga Spanja (Foto/Video)