LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të ndodh me sportin pas shpalljes së pavarësisë nga Parlamenti Katalunas?

Çfarë do të ndodh me sportin pas shpalljes së pavarësisë nga Parlamenti Katalunas?

Parlamenti katalunas e ka shpallur pavarësinë e vendit me 70 vota në favor, 10 kundër dhe dy abstenime, ndërsa kjo pritet të ketë ndikim në sport dhe në ekipet kombëtare.   

Një Katalonia e pavarur nuk do të thotë se ekipet e tyre mund të garojnë ku të duan dhe procesi është i gjatë nëse krahasohen me situata e tjera të ngjashme ku nuk ka njohje ndërkombëtare, të cilën Katalunia nuk e ka aktualisht.


Presidenti i Barcelonës kishte thënë se klubi dëshiron të vazhdojë të luajë në La Liga dhe pranimi i një Katalunie të pavarur në botën e futbollit është aktualisht e pa pranueshme në FIFA-s, të cilët vendosin se cilat federata janë të lejuara të luajnë.

Nëse e shikoni futbollin dhe sportet e tjera atëherë mundësia që federata e reja të pranohen nga një ditë në tjetrën mund të marr deri në gjashtë vite.

Flamurtar katalunas në stadium

Nuk ka asnjë mënyrë që Barcelona, ​​Espanyol apo edhe ndonjë skuadër tjetër e La Ligas të përjashtohet menjëherë nga garat dhe gjithçka pritet të jetë sikurse që është tani.

Situata do të ndryshonte nëse federata katalunase do të merrte status të ri ligjor dhe përderisa kjo nuk ndodh dhe duhen gjashtë muaj, atëherë situata do të ndryshojë.

Katalunia shpall pavarësinë, Barca do të luajë takimin ndaj Bilbaos
Lexo po ashtu Katalunia shpall pavarësinë, Barca do të luajë takimin ndaj Bilbaos

Kjo pasi ligji spanjoll nuk lejon që ekipet e vendeve të tjera të marrin pjesë në kampionatet e tyre, përveç Andorrës.

Festa në rrugët e Barcelonës

Qeveria nuk ka plane për të ndryshuar ligjin dhe do të qëndrojë kështu siç është  dhe federatat e reja nën pavarësi do të përjashtoheshin, në këtë rast edhe klubet si Barcelona, Espanyol dhe Girona.

Në nivel ndërkombëtar nuk do të kishte pranim automatikisht dhe do të duheshin vite që ato të pranoheshin.

Në Ligën e Kampionëve, ekipet që marrin pjesë duhet të plotësojnë disa kërkesa të përcaktuara nga UEFA, por janë federatat kombëtare që zgjedhin ekipet fillimisht përmes suksesit të tyre sportiv.

Klubet duhet të kenë sukses të caktuar në një kampionat që të marrin pjesën në gara ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori