LAJMI I FUNDIT:

Gara për Prishtinën, e paparashikueshme

Gara për Prishtinën, e paparashikueshme

Shpend Ahmeti i VV-së i cili ka fituar 43.32 për qind dhe Arban Abrashi i LDK-së me 35.89 për qind, do të sfidohen edhe njëherë nga vullneti qytetar. Por, sipas analistëve, ky vullnet mund të jetë befasues.

Analistët mendojnë se votuesit nuk do ta përcaktojnë votën as nga thirrjet që eventualisht mund t’ju bëjnë partitë të cilat tash nuk janë në garë për Prishtinën. Në lidhje me këtë, Fatmir Haxholli cek se edhe në vitin 2013 ka qenë befasi raundi i dytë.


Aleanca Kosova e Re u rëndit e treta me vota në garën për Prishtinën, por Selim Pacolli ka deklaruar se ende nuk ka vendosur se cilin kandidat do ta përkrah. Ndërsa, ka shtuar se nuk do t’i bëjë thirrje elektoratit të tij që ta votojnë ndonjërin prej kandidatëve.