LAJMI I FUNDIT:

Katër lojtarët që Zidane do t’iu jap hapësirë në Kupën e Mbretit

Katër lojtarët që Zidane do t’iu jap hapësirë në Kupën e Mbretit

Real Madridi sot do të luajë ndaj Fuenlabradas sonte në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit.

Trajneri Zinedine Zidane pritet tu jap hapësira disa nga lojtarëve të rinj.


Jesus Vallejo, Borja Mayoral, Dani Ceballos dhe Marcos Llorente, janë katër lojtarët që Zinedine Zidane, pritet t’i fus nga fillimi.

Lojtarët e lartë përmendur kanë zhvilluar deri më tani 0, 118, 184 dhe 188 minuta.

Kjo është situata e secilit deri më tani.

Jesus Vallejo

Kjo do të jetë ndeshje e pare e Vallejos zyrtare me fanellën e Real Madridit.

Ai ka pasur një dëmtim prej se është kthyer nga huazimi te Eintracht Frankfurt.

Në një ekip me katër mbrojtës, Vallejo duhet të garojë me Sergio Ramos, Raphael Varane dhe Nacho Fernandez.

Borja Mayoral

Kthimi i Cristiano Ronaldos nga suspendimi dhe vendi i sigurt i Karim Benzemas, ka bërë që Borja Mayoral të këtë më pak minuta.

Sulmuesi ka zhvilluar një ndeshje me Real Sociedadin, ku shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër.

Dani Ceballos

Ceballos nuk ka luajtur edhe aq shumë, or deri më tani ka shënuar dy gola në La Liga në ndeshje me Alaves.

Zidane pritet ta fusë nga minuta e parë ish lojtarin e Real Betisit, në stadiumin Fernando Torres.

Marcos Llorente

Mesfushori ka filluar në dy ndeshje deri më tani, por Los Blancos nuk i ka dhënë edhe aq hapësirë sa është pritur.

Casemiro ka filluar në çdo ndeshje, por Llorente pritet të tregojë që e meriton një mundësi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori