LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Synojmë fitoren e balotazhit; Gashi: Abrashi do ta përmbysë rezultatin

Sveçla: Synojmë fitoren e balotazhit; Gashi: Abrashi do ta përmbysë rezultatin

Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje konsideron se në zgjedhjet komunale të 22 tetorit ky subjekt partiak ka dalë fitues.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, Sveçla madje ka shtuar se Vetëvendosje është dyfishuar dhe ka synim edhe një tjetër fitore në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale – balotazhin.

”Po punojmë që edhe zgjedhjet Lokale t’i përfundojmë qysh është më së miri. Jemi në gjashtë komuna në balotazh”, ka thënë ai. ”Ne kemi përjashtuar PDK-në për shkak të gjithë atyre qeverisjeve negative që kanë dhënë deri në ketë kohë. Asnjëherë s’kemi thanë që votuesit e PDK-së apo strukturat e saj janë kriminale, ne kemi thënë se udhëheqja e saj është kriminale”.

Në anën tjetër, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, beson që Arban Abrashi në balotazh do ta përmbysë rezultatin nga raundi i parë dhe se do të marrë drejtimin e Komunës së Prishtinës.

“Sistemi mazhoritar i jep kryetarit të Komunës forcë veprimi dhe është problematike nëse më pastaj ka një forcë tjetër që e kontrollon, aktivizon apo e drejton atë. Duhet t’u jepet goxha liri kryetarëve të komunave, që të kenë mundësi të kryejnë detyrat e tyre, apo të krijojnë aleanca”, ka thënë ai. “Mendoj që është e mundshme përmbysja e rezultatit. Natyrisht, nuk ka vend për eufori, por është e mundshme që kjo gjë të bëhet. Arban Abrashi ka përvojë më të larmishme në çështje ekzekutivi”. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptari shpallet në kërkim në Turqi, akuzohet për “fyerje të Islamit”

Shqiptari shpallet në kërkim në Turqi, akuzohet për “fyerje të Islamit”

Lajme
Temperaturat e larta në Kosovë, IHMK rekomandon që orët e mësimit të shkurtohen në 30 minuta

Temperaturat e larta në Kosovë, IHMK rekomandon që orët e mësimit të shkurtohen në 30 minuta

Lajme
Lajçaku pas Prishtinës shkon në Beograd: Me Vuçiqin u pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog

Lajçaku pas Prishtinës shkon në Beograd: Me Vuçiqin u pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog

Politikë
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Kurti takon bashkatdhetarët në Hamburg, diskuton për zhvillimet në Kosovë dhe mbështetjen për diasporën

Kurti takon bashkatdhetarët në Hamburg, diskuton për zhvillimet në Kosovë dhe mbështetjen për diasporën

Lajme

"Kanë dalë gjyshet kanë shku me i këqyr nipat, u kënaqën"- Bislimi mohon ikjen e të rinjve nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori