LAJMI I FUNDIT:

Festa të çmendura me kokainë dhe seks: Kush janë pesë shqiptarët e arrestuar në Itali

Festa të çmendura me kokainë dhe seks: Kush janë pesë shqiptarët e arrestuar në Itali

Bënin festa seksi me minorene në një qendër rezidenciale për emigrantë në Abruzzo, 5 shqiptarë përfundojnë në pranga. Gjatë bastisjes së policisë iu gjetën 40 gram kokainë.

Karabinierët kanë kuptuar se pas një shpërndarësi mund të ishte një rreth më i gjerë dhe duke përdorur si instrumentet klasike të ndjekjes dhe hetimeve në terren, ashtu edhe përgjimet telefonike, ambientale dhe filmimet, kanë zbuluar se pas atij djali shqiptar ishte një grup i tërë i përbërë i gjithë nga shqiptarët.


Një bandë e vërtetë, në të cilën bënin pjesë Alban Guga, 23 vjeç dhe Bruno Xhaysa, 28 vjeç, të dy rezidentë në Roseto; Gëzim Papa, 29 vjeç, Viktor Gjeci, 23 vjeç dhe Bledar Laçi, 29 vjeç, rezidentë në Rutigliano (Bari), të gjithë të gjykuar disa herë.

Të pesë shqiptarët kishin organizuar një xhiro të shpërndarjes së kokainës dhe marijuanës mes Rosetos dhe rrethinave dhe shpesh takimet me blerësit (dhjetëra e dhjetëra të rinj edhe minorenë, të gjithë të fotografuar dhe të filmuar nga karabinierët) bëheshin pikërisht brenda “Rezidencës Felicioni”, ku personat nën hetim prenotonin dhoma dhe organizonin festa të vërteta me baze droge e seksi: në disa raste vajzat që merrnin pjesë në takime, duke mos pasur para, e paguanin kokainën dhe marijuanën me favore seksuale.

Akuzat për 5 shqiptarët janë për shpërndarje droge të rrethana të rënduara për shkak të moshës minorene të klientëve (për dy shqiptarët rezidentë në Roseto) dhe shpërndarje dhe zhvatje e rëndë (për shqiptarët rezidentë në Puglia).

Dhe absurdi është që viktimat e zhvatjes ishin dy shqiptarët rezidentë në Roseto, që nga tre shqiptarët, rezidentë në Puglia kishin marrë 200 gram kokainë (me vlerë rreth 10 mijë euro) por pa ua paguar.

Nga këtu kishin marrë shtysë disa dërgesa ndëshkuese për të nxjerrë paratë, të ndjekura me kërcënime për vdekje, aq sa dy shqiptarët rezidentë në Roseto kishin denoncuar tre bashkëkombësit.

Më pas denoncimi u tërhoq, me sa duket pas një pakti mes tyre, duke parë që tre shqiptarët e tjerë ndërkohë ishin vendosur në Roseto për të drejtuar bashkë punët.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori