LAJMI I FUNDIT:

Sarri i kthen Spallettit: Duhet të emërohet Ministër i Mbrojtjes, jemi më shumë të fokusuar në Serie A se në LK

Sarri i kthen Spallettit: Duhet të emërohet Ministër i Mbrojtjes, jemi më shumë të fokusuar në Serie A se në LK
NAPLES, ITALY - OCTOBER 21: Coach of SSC Napoli Maurizio Sarri greets coach of FC Internazionale Luciano Spalletti during the Serie A match between SSC Napoli and FC Internazionale at Stadio San Paolo on October 21, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarrit, e pranon se napolitanët brengosën më shumë për Serie A se Ligën e Kampionëve.

Skuadra e teknikut italian barazoi pa gola ndaj Interit dhe kështu mori fund ecuria prej 13 fitoreve radhazi në kampionatin elitar italian.


E gjitha kjo pas paraqitjes fantastike nga Samir Handanovic, i cili bëri pritje fantastike në këtë takim.

Napoli 0-0 Inter: Notat e lojtarëve, fantastik Hysaj (Foto)
Lexo po ashtu Napoli 0-0 Inter: Notat e lojtarëve, fantastik Hysaj (Foto)

“Handanovic është një portier fantastik, për momentin një nga më të mirët në Evropë, pra është normale që ai bëri pritje të jashtëzakonshme”, ka thënë Sarri për Mediaset Premium.

“Skuadra luajti vazhdimisht, me një pjesë të parë shumë të mirë në aspektin e presingut dhe posedimit e topit në pjesën kundërshtare. Dominuam kundër një kundërshtari të fortë, mendoj se bëmë mirë. Nëse vazhdojmë në këtë nivel të paraqitjeve pak skuadra mund të marrin pikë nga ne”.

Luciano Spalletti ka thënë se nëse Sarri do vazhdonte të punonte në bankë do të bëhej Ministër i Ekonomisë. Çfarë roli mendoni se do ishte trajneri i Interit në këtë aspekt?

“Duke e parë sonte, ai duhet të jetë Ministër i Mbrojtjes”.

Në dyshim për sonte ishte Lorenzo Insigne, kjo pasi ai u lëndua në humbjen 2-1 ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, por në fund ia arriti të rikuperohet për Interin, transmeton Telegrafi.

Balotelli flet edhe një herë për momentin kur gjuajti fanellën e Interit
Lexo po ashtu Balotelli flet edhe një herë për momentin kur gjuajti fanellën e Interit

“Dje (e premte) Insigne u stërvitë, sot në mëngjes vazhdoi me skuadrën dhe tha se nuk ndjen ndonjë dhimbje. Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe vendosëm ta rrezikojmë, edhe pse stafi mjekësor me tha se nuk ishte një rrezikim i madh”.

“Të jem i sinqertë, skuadrën time e shikoj më motivuese në Serie A se sa në Evropë. Sonte luajtëm një paraqitje të nivelit të lartë për 95 minuta, kurse në Mançester për 55 minuta. City ka një nivel tekniko-taktik të jashtëzakonshëm, por kam ndjenjën se lojtarëve iu bën më shumë për Serie A. Liga e Kampionëve është e lodhshme, por edhe diçka e mrekullueshme për të marrë pjesë dhe ne duhet të japim më të mirën”, ka shtuar Sarri për fund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori