LAJMI I FUNDIT:

Xavi: Bisedova me drejtuesit e Unitedit dhe vëllanë e Fergusonit, por vendosa të qëndrojë te klubi i zemrës

Xavi: Bisedova me drejtuesit e Unitedit dhe vëllanë e Fergusonit, por vendosa të qëndrojë te klubi i zemrës

Legjenda e Barcelonës, Xavi ka zbuluar se Manchester United ka biseduar me të për një lëvizje të tij në Old Trafford, por që vendosi të qëndroj te klubi i zemrës, Barcelona.

Është e njohur mirë se Manchester United ka pasur interesim të madh në nënshkrimin e talentit të dalë nga La Masia gjatë karrierës së tij.


Por, kurrë nuk është bërë e qartë se sa afër ka qenë të materializohet kjo gjë deri më tani.

Xavi: Neymar na lajmëroi në dasmën e Messit se do të largohet, nuk ishte i lumtur te Barcelona
Lexo po ashtu Xavi: Neymar na lajmëroi në dasmën e Messit se do të largohet, nuk ishte i lumtur te Barcelona

Është vet ish-mesfushori i Barcelonës që ka zbuluar se ka biseduar direkt më vëllanë e Alex Fergusonit, Martinin, i cili dëshironte ta transferonte.

Xavi është padyshim ndër mesfushorët më të mirë të këtij shekulli

Megjithatë, Xavi ia bëri të qartë vendimin e tij për të qëndruar te katalunasit, pasi për të janë klubi i zemrës dhe më i miri në botë.

“Në një rast fola me drejtuesit e Unitedit dhe vëllanë e Sir Alex Fergusonit”, ka thënë fillimisht Xavi për BBC Sport.

Barcelona që nga largimi i Xavit ka harxhuar 122 milionë euro për zëvendësues të tij – Katër blerje të rëndësishme, por ende nuk ka ‘Xavi të ri’ (Foto)
Lexo po ashtu Barcelona që nga largimi i Xavit ka harxhuar 122 milionë euro për zëvendësues të tij – Katër blerje të rëndësishme, por ende nuk ka ‘Xavi të ri’ (Foto)

“Ata u përpoqën të më transferonin atje, por vendosa të qëndroja në Spanjë”.

“Gjithmonë kam menduar se Barcelona është klubi im i preferuar, unë i kam në zemër dhe është klubi më i mirë në botë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori