LAJMI I FUNDIT:

Skrinar beson te fitorja: Do t’i shënojmë gol Napolit, jemi Interi

Skrinar beson te fitorja: Do t’i shënojmë gol Napolit, jemi Interi
MILAN, ITALY - OCTOBER 15: Milan Skriniar of FC Internazionale Milano gestures during the Serie A match between FC Internazionale and AC Milan at Stadio Giuseppe Meazza on October 15, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, beson se zikaltrit do të shënojnë së paku një gol ndaj Napolit në San Paolo sonte (e shtunë).

Mbrojtësi duket i motivuar para takimit dhe nuk shfaq shenja frike edhe pse në kokë ka faktin se skuadra e tij ka 20 vite që nuk ka fituar si mysafirë i napolitanëve në kampionatin elitar italian.


Formacioni startues i Interit

“Derbi pas derbit. Napoli janë një skuadër e madhe, por ne jemi Inter dhe objektivi jonë është gjithmonë fitorja”, ka thënë Skriniar për Mediaset Premium.

“Presim një fillim të vështirë, por gjithçka do të vendoset në fushë. Duhet të jemi agresiv, kompakt dhe të luajmë me topin”.

“Të dy skuadrat janë të forta në sulm dhe jam i bindur 100 per qind që do t’i shënojmë gol”.

Sllovaku në këtë takim do të luajë kundër bashkëvendësit Marek Hamsik, por a kanë ndarë emocione dhe komente gjatë javës dyshja?

“Kam folur me Hamsikun, por ne do të takojmë njëri-tjetrin në fushë”, ka shtuar mbrojtësi shtatlartë.

Aktualisht Napoli renditet i pari në Serie A me 24 pikë, dy pikë më shumë se Interi në pozitën e dytë. /Telegrafi/

Formacioni startues i Napolit

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori