Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të veriut të Kosovës, do të bëhet javën e ardhshme, ka konfirmuar Zyra e Presidentit të Kosovës.
Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, thotë për Radion Evropa e Lirë se dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve në veri të Kosovës, do të bëhet ditën e martë, të javës që vjen.
“Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet joshumicë në Republikën e Kosovës, nga e Presidentit të Republikës së Kosovës, do të bëhet të martën, më 24 tetor 2017. Është një nga masat tjera afirmative, të cilat institucionet e Republikës së Kosovës i ndërmarrin për të arritur një barazi të plotë dhe efektive, të të gjitha komuniteteve në Kosovë, në të gjitha fushat e jetës, ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore”.
Me këtë dekretim, sipas kësaj zyre, do të bëhet edhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes për Drejtësi, që ishte arritur në Bruksel, me 10 shkurt të vitit 2015, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e Bashkimit Evropian.
Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të veriut të Kosovës, ishte paraparë të ndodhte më 17 tetor, por me kërkesën e Serbisë, ishte shtyrë. Kjo shtyrje ngjalli reagime të ashpra të institucioneve të Kosovës dhe të zyrtarëve të Bashkimit Evropian.
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, është shprehur i revoltuar me reagimin e autoriteteve të Kosovë dhe të Bashkimit Evropian.
“Janë bërë vetëm dy ditë që ne nuk kemi zbatuar diçka për të cilën jemi marrë vesh dhe të gjithë nga opinioni ndërkombëtar dhe vendor janë hedhur mbi ne, thuajse kush e di se çfarë ka ndodhur. Por, sot janë bërë 1 mijë e 643 ditë prej kur nuk është zbatuar në vepër marrëveshja e parë themelore e Brukselit”, ka thënë Vuçiq, duke iu referuar marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Por, njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, thotë se shfrytëzimi si shkas i vonimit të formimit të Asociacionit, për të vonuar edhe integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin gjyqësor të Kosovës, është përgjigje pa efekt.
“Në këtë mënyrë, vetëm se po i jepet palës tjetër alibi që të mos i zbatojë procedurat. Kjo nuk ka kurrfarë efekti, përveç tentimit që të tregohen muskujt”, tha Nojkiq.
Edhe Ehat Miftari nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, shpreh mendimin se vonesat në zbatimin e marrëveshjeve janë vetëm tentim i Serbisë që të tregojë muskujt.
“Serbia, në radhë të parë, është duke punuar që sa të ketë fuqi dhe mundësi, ta prolongojë shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në pjesën veriore të saj. Por, në anën tjetër, po ashtu, ta tregojë në njëfarë mënyre, fuqinë që ka në raport me bashkimin evropian dhe Kosovën, lidhur me bisedimet në Bruksel”.
Por, a do të paraqesë pengesë për dekretimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga veriut Kosovës, betimi i tyre?
Këshilltari i presidentit, Arifaj, thotë se betimi do të zbatohet sipas procedurave ligjore.
“Çdo gjë do të bëhet normalisht, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, tha Arifaj.
Nojkiq, nuk pret probleme lidhur me betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë. Sipas tij, situata të ngjashme ka pasur edhe më herët.
“Në qoftë se deputetët e kanë kryer betimin, atëherë unë nuk shoh këtu ndonjë problem të madh. Në qoftë se gjyqtarët e bëjnë betimin dhe në qoftë se zbatohet ajo për të cilën është arritur pajtimi në Bruksel, atëherë konsideroj që gjyqësia do të ngjallet në veri të Kosovës. Mendoj se ky është obligim dhe domosdoshmëri. Është e domosdoshme jo vetëm për institucionet në Prishtinë, por para së gjithash është e nevojshme për popullatën që jeton në veri të Kosovës. Mjaft gjëra do të zgjidheshin sikur gjyqësia në veri të funksiononte”, tha Nojkiq.
Siç është paralajmëruar, më 24 tetor, presidenti i Kosovës pritet t’i dekretojë 42 gjyqtarë dhe 14 prokurorë nga komunitetet joshumicë në Republikën e Kosovës, të cilët, pas dekretimit, do të duhej t’i bashkohen sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial të Republikës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak