LAJMI I FUNDIT:

Ozil – shokëve: Kam nënshkruar për Man Unitedin (Foto)

Ozil – shokëve: Kam nënshkruar për Man Unitedin (Foto)

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil iu ka thënë shokëve të tij të Arsenalit se ai do të nënshkruajë për rivalët e urryer të Manchester Unitedit, raporton The Mirror

Ozil, 29 vjeç, është gati të bëjë transferimin bombastik dhe është i bindur se do të shkojë në Old Trafford.


Mesfushori i Gjermanisë është jashtë kontratës në fund të sezonit dhe mund të largohet me parametra zero, por trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger pranoi publikisht javën e kaluar që mund të përfundojnë shitjen e tij në muajin janar.

Legjenda e Arsenalit: Ozil duhet të zhduket në janar
Lexo po ashtu Legjenda e Arsenalit: Ozil duhet të zhduket në janar

Kjo tani ka hapur derën për mundësinë që Ozil të transferohet te njëri nga nga rivalët e tyre më të mëdhenj në Angli, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, mbetet për t’u parë, nëse gjigantët e Old Trafford do të vazhdojnë me një marrëveshje për fituesin e Kupës së Botës 2014.

Ozil rrugës së Van Persiet, kërkon transferimin te Unitedi
Lexo po ashtu Ozil rrugës së Van Persiet, kërkon transferimin te Unitedi

Ozil, i cili gjithnjë e më shumë favorizon largimin nga Emirates pasi humbi vendin e tij në formacionin titullar, nuk bën asnjë sekret që po përgatitet të largohet.

Mourinho dhe Ozil kanë një marrëdhënie shumë të mirë nga koha e Realit

Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho, ka pranuar publikisht se ai e konsideron Ozilin si numrin 10 më të mirë në botë.

Dyshja kishte një marrëdhënie të fortë duke punuar së bashku në Real Madrid dhe mbetet një respekt i thellë mes dyve, pavarësisht nga transferimi i çuditshëm i Ozilit në Londër në vitin 2013. /Telegrafi/

Ballina e gazetës angleze The Mirror

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori