LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj garanton qeverisje pa korrupsion, vend të zhvilluar dhe të pasur

Haradinaj garanton qeverisje pa korrupsion, vend të zhvilluar dhe të pasur

Rahoveciani nuk e do dembelin, nuk e do arrogancën dhe të pa përgjegjshmin, por qytetari i Rahovecit e do punëtorin, kryetarin që është i pranishëm sa herë që qytetari të ketë nevojë.

Kështu deklaruan drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) sot në tubimin elektoral me qytetarë të Rahovecit, ku shpalosën programin qeverisës për katër vjetët e ardhshëm.

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se vendit deri më sot i ka munguar një qeverisje e mirë, pasi vendi do të ishte më i zhvilluar, si dhe do të zhdukej papunësia.


Ai garantoi se në qeverisjen e tij nuk do të ketë korrupsion, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën. Haradinaj ka thënë do t’i kryejnë detyrat me seriozitet për vendin, ndryshe do të shkojnë në shtëpi.

“Unë po punoj në çdo sekondë, në çdo minutë dhe çdo orë me e zbatuar qeverisjen për Kosovën, sepse po ndodhi ajo që është paraparë që është e shkruar në Kushtetutë, në ligje, në detyra të kryetarit të qeverisë, në detyra të kryetarit të komunës, besoni që ky vend mundet me u bërë i zhvilluar dhe me qenë i pasur.

Besoni se në këtë vend mundemi me mbetur pa njerëz që na duhen për punë, pra mundet me u zhdukur papunësia në Kosovë, jo me pasur aq sa e kemi sot. Ju kam thënë të gjithëve: “O kemi me i kryer detyrat që i kemi, o kanë me mbërri te njerëzit tonë, o ka me na thënë njeriu ynë faleminderit, o na duhet me shkuar të gjithë, prej meje e deri te i fundit në këtë vend”, deklaroi kryeministri Haradinaj.

Haradinaj iu premtoi rahovecianëve se do ta rrisin buxhetin për bujqësi në nivel komunal dhe nacional.

Ai ka folur edhe për televizionin publik, RTK-në, duke thënë se do t’i dalë zot dhe duhet zgjidhur problemin pronësor.

Kandidati për kryetar të Rahovecit nga AAK, Smajl Latifi tha se të gjithë qytetarëve të Rahovecit në katër vitet e fundit i është mohuar e drejta e komunikimit me komunën. Ai ka përmendur dhe është zotuar për pesë projekte madhore për qytetarët e Rahovecit.

“Ne afër qytetarëve do të jemi edhe në katër vitet e ardhshme ku do ta udhëheqim komunën e Rahovecit. 22 tetori do të jetë një datë historike për Kosovën, do të jetë një ditë historike për Rahovecin. Atë ditë të gjithë ne së bashku do të zgjedhim si asnjë herë më parë ndryshimin, punën dhe dinjitetin, duke votuar numrin 50.

Ne mesin tonë kemi prezent edhe kryeministrin Haradinaj, i cili veç tjerash na është zotuar edhe për realizimin e pesë projekteve të mëdha për Rahovecin, të cilat nuk mund të realizohen pa ndihmën e qeverisë së Kosovës e ku përfshihen: Ligji që do ta bëjë Rahovecin zonë strategjike të interesit të veçantë në bujqësi, impianti për trajtimin e ujërave të zeza, zonën e shumë përfolur ekonomike dhe turistike në Rahovec, rruga katër korsi Xërxë-Rahovec-Suharekë, si dhe një qendër e re për kulturë dhe rini”, tha Latifi.

Ai tha se në mandatin e ardhshëm bujkut do t’ia kthejnë dinjitetin, duke bërë buxhetin për bujqësi 1 milion euro në vit

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Kalo në kategori