LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Tottenhami është kundërshtar i fortë, shpresojmë t’i fitojmë tri pikët

Zidane: Tottenhami është kundërshtar i fortë, shpresojmë t’i fitojmë tri pikët

Zinedine Zidane ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes që skuadra e tij, Real Madridi, e zhvillon nesër (e martë) ndaj Tottenham Hotspur në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Mbretërit i presin Spursat në Santiago Bernabeu në ndeshjen e tretë të vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve.


Trajneri francez i Realit iu referua ndeshjes dhe analizoi stilin pozitiv në shtëpi, teksa theksoi se dy skuadrat dëshirojnë ta fitojnë ndeshjen.

Pochettino: Shkojmë në Real Madrid për të fituar  
Lexo po ashtu Pochettino: Shkojmë në Real Madrid për të fituar  

“Është e vështirë për të gjithë, jemi gjithmonë të ngazëllyer dhe dëshirojmë të konkurrojmë mirë dhe jemi këtu për të arritur gjëra të mëdha”, ka thënë fillimisht Zidane.

Real Madridi duke stërvitur një ditë para ndeshjes

“Kundërshtar jonë është i fortë dhe kjo na motivon më shumë”.

“Është gjithmonë një provë për ne kundër çdo skuadre. Tani kemi dy ndeshje kundër Tottenhamit”.

Kompletohet Real Madridi, 11 kampionë gati për Tottenhamin
Lexo po ashtu Kompletohet Real Madridi, 11 kampionë gati për Tottenhamin

“Nesër është finalja e parë e grupit pasi të dyja skuadrave kanë të njëjtat pikë”.

“Do të jetë një ndeshje e mirë për këdo që i pëlqen futbolli dhe shpresojmë që të fitojmë tre pikë”, përfundoi trajneri i Realit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Sensacioni më i ri i Liverpoolit i cili ka shënuar 90 gola ka nënshkruar kontratë profesionale

Sensacioni më i ri i Liverpoolit i cili ka shënuar 90 gola ka nënshkruar kontratë profesionale

Premier League
Kalo në kategori