LAJMI I FUNDIT:

Abrashi prezantoi planin për arsim cilësor me investime dhe kuadro profesionale

Abrashi prezantoi planin për arsim cilësor me investime dhe kuadro profesionale

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka prezantuar të shtunën në Bibliotekën Kombëtare, planin e tij për arsim, nëpërmes të cilit fëmijëve të kryeqytetit do t’ju sigurohet arsim cilësor gjithëditor me kuadro të profesionalizuara, laboratorë dhe objekte të edukatës fizike, siguri përreth shkollave dhe krijimin e parkingjeve për prindërit që i sjellin fëmijët në shkolla.

“Infrastruktura është parakusht për cilësi në arsim. Çdo shkollë do të pajiset me laborator dhe salla të edukatës fizike, pasi që mësimi gjithëditor kërkon edhe aktivitete më të shumta sportive dhe rekreative për fëmijët”, tha Abrashi.


Sipas tij, arsimi gjithëditor ju mundëson prindërve, sidomos nënave që të zhvillohen profesionalisht dhe më lehtë të gjejnë vende pune, pasi që nuk kanë nevojë që gjysmën e ditës të qëndrojnë me fëmijë.

Abrashi e ka quajtur të papranueshme higjienën në shkolla e Prishtinë. “A e ka penguar ndokush komunën që të përmirësojë higjienën në shkolla? Fëmijët tanë po rrezikohen nga epidemitë për shkak të papastërtisë dhe kundërmimit në shkolla. Është e papranueshme që sot shkollat tona ballafaqohen me probleme elementare të furnizimit me ujë. Në ditët e para të mandatit do të intervenojmë urgjentisht për të garantuar higjienë në shkollat e Prishtinës”, pohoi Abrashi.

Një fushë tjetër të cilin Abrashi e përmendi është rritja e sigurisë në shkolla. “Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë, shumë prindër janë ankuar për pasigurinë rreth shkollave. Plani ynë parasheh vendosje të kamerave rreth shkollave dhe rritje të bashkëpunimit me policinë për të shtuar patrullimet”, shtoi Abrashi.

Sipas tij, për ngritjen e kualitetit mësimor mendojmë se në çdo shkollë me mbi 1000 nxënës do të ketë një pedagog dhe një psikolog,

Gjithashtu Abrashi potencoi se do të identifikohen nxënësit me nevoja të veçanta ku do të kenë kujdes të veçantë nga ana e pedagogëve, transport pa pagesë për fëmijët në nevojë, dhe në asnjë shkollë nuk do të ketë më shumë se 25 nxënës në një klasë.

Abrashi tha se do ta bëjmë kuzhinën shkollore ku nxënësit do të ushqehen shëndetshëm përmes shujtave apo racioneve të shëndetshme, ndërsa për arsimin profesional mendojmë të krijojmë infrastrukturën dhe ngritjen e cilësisë të arsimit profesional.

Në trend

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori