LAJMI I FUNDIT:

Mediumi i njohur italian u bën thirrje klubeve të Serie A që ta blejnë Eros Grezdën

Mediumi i njohur italian u bën thirrje klubeve të Serie A që ta blejnë Eros Grezdën

Tuttomeracatoweb i ka kushtuar një shkrim sulmuesit anësor Eros Grezda, pas paraqitjes bindëse që ai bëri me ekipin Kombëtar shqiptar kundër Italisë në Shkodër.

Ueb faqja e nis shkrimin me një thirrje për klubet e Serie A që mund tu interesojë një lojtarë si Eros Grezda.


“Kundër Italisë bëri një paraqitje shumë bindëse,  duke krijuar vështirësi për Buffonin. Ai gjithashtu sakrifikoi shumë në lojën në grup për të mbështetur Agollin”, thuhet në shkrim.

Eros Grezda është një yll në rritje i Shqipërisë. Ueb faqja shkruan se Eros Grezda ka arritur në këto nivele në futboll me punë të madhe. “Eros Grezda, pasi luajti me të rinjtë e Prishtinës dhe FK Rabotniçkit, në moshën 15 vjeçare u bë pjesë e U-17 te Dinamo e Zagrebit”.

Chiellini: E kisha studiuar Sadikun, fanellën e ndërrova me Grezdën
Lexo po ashtu Chiellini: E kisha studiuar Sadikun, fanellën e ndërrova me Grezdën

“Pastaj për një kohë të shkurtër ai u aktivizua me klubin austriak Graz 1902. Në Slloveni, Grezda, u aktivizua me ekipin e Aluminij, ku shënoi gjashtë gola në 18 muaj. Në moshën 20 vjeçare ai rikthehet në Kroaci ku luan për Lokomotiv Zagrebin, ku për dy sezone shënoi 14 gola”.

“Grezda fillon të provojë të jetë një sulmues i shpejtë dhe i fuqishëm në krahë. Në verë të këtij viti ai u transferua tek Osijek, që bën pjesë në Superligën Kroate”, mbyllet shkrimi për të.

Klubi i Serie A që pasur interesim për lojtarin është Crotone. /Telesport/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori