LAJMI I FUNDIT:

Simeone: Messi, më i miri i botës

Simeone: Messi, më i miri i botës

Sipas trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone, sulmuesi Lionel Messi gjatë të martës mbrëma në ndeshjen e Argjentinës ndaj Ekuadorit tregoi se është më i miri në botë.

Diego Simeone dhe Atletico Madridi përballen me Messin dhe Barcelonën të shtunën mbrëma, duke shpresuar që të fitojnë ndeshjen e parë në La Liga kundër Blaugranave nga 13 të zhvilluara sa është trajner.

Icardi për Messin: Më i miri pa dyshim (Foto)
Lexo po ashtu Icardi për Messin: Më i miri pa dyshim (Foto)

Megjithatë, sipas Simeones, do të jetë e vështirë pasi Barça ka më të mirin e botës, Messin dhe ky e tregoi në ndeshjen e kombëtares ndaj Ekuadorit.


Messi duke iu gëzuar golit të barazimit ndaj Ekuadorit, ndërsa më vonë shënoi edhe dy tjerë

“Messi ishte ajo që të gjithë argjentinasit dëshironin dhe kërkuan”, ka thënë fillimisht Simeone për konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Unë pashë gjithë ndeshjen dhe ai iu përgjigj atyre kritikëve që nuk besonin në të, ai dëshmoi se ai është më i miri në botë”.

“Aspekti politik i kësaj loje? Nuk do të diskutoj mbi çështje që janë më politike sesa sportive, kam mendimet e mia, por do t’i mbaj ato në vete, ndërsa përsëris që jam vetëm një trajner”.

Sampaoli: Messi nuk i detyrohet Argjentinës një Kupë Bote, por futbolli i detyrohet Messit një Kupë Bote
Lexo po ashtu Sampaoli: Messi nuk i detyrohet Argjentinës një Kupë Bote, por futbolli i detyrohet Messit një Kupë Bote

“Gjatësia e barit? Nuk jam kopshtar, jam një trajner dhe shkoj në fushë për të përgatitur ekipin, asgjë tjetër”, përfundoi trajneri argjentinas.

Ndryshe, Atletico dhe Barcelona do të luajnë nga ora 20:45 në ndeshjen që zhvillohet në Wanda Metropolitano. /Telegrafi/