LAJMI I FUNDIT:

Mascherano konfirmon pensionimin nga Argjentina pas Kupës së Botës

Mascherano konfirmon pensionimin nga Argjentina pas Kupës së Botës

Veterani argjentinas, Javier Mascherano ka konfirmuar se do të tërhiqet nga kombëtarja e Argjentinës pas Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Një het-trik nga Lionel Messi udhëhoqi skuadrën kombëtare të drejtuar nga Jorge Sampaolit drejt një fitoreje 3-1 kundër Ekuadorit të martën, duke siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës.


Mascherano, i cili ka bërë plot 139 paraqitje – vetëm katër më pak nga rekordi i të gjitha kohërave për kombëtaren të mbajtur nga Javier Zanetti, ka thënë se ‘Rusia 2018’ do të shënojë fundin e karrierës së tij ndërkombëtare.

Nga Reina te Rooney: Formacioni me lojtarët më të mirë që ka luajtur Gerrardi (Foto)
Lexo po ashtu Nga Reina te Rooney: Formacioni me lojtarët më të mirë që ka luajtur Gerrardi (Foto)

“Cikli im në ekipin kombëtar përfundon në Rusi”, ka thënë fillimisht 33-vjeçari i Barcelonës për TyC Sports të enjten mbrëma.

“Unë kam qenë i qartë se kjo do të jetë pika ime përfundimtare”.

Mascherano ka qenë ndër më të mirët viteve të fundit

Mascherano është përdorur në mesfushë dhe mbrojtje për Argjentinën, të cilët luftuan në kualifikime dhe ishin në rrezik të humbasin Kupën e Botës përpara heroizmit të Messit.

Ish-mesfushori i Liverpoolit tha se shpreson të jetë në Rusi, por shtoi se ky është një vendim që merret nga trajneri Sampaoli.

Festa pas kualifikimit për në Rusi

“Vendimet merren nga trajneri dhe ai do të vendosë nëse unë jam në Rusi apo jo”.

“Do të përpiqem në këto gjashtë ose shtatë muaj që të përgatitem dhe të jem në gjendje të mirë. Sampaoli do të vendosë.

“Kam shumë respekt për vendimet që bëjnë trajnerët”, përfundoi Mascherano. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori