LAJMI I FUNDIT:

Mertens: Mos më krahasoni me Maradonan

Mertens: Mos më krahasoni me Maradonan

Ylli belg, Dries Mertens nuk dëshiron të krahasohet me legjendën e Napolit dhe futbollit, argjentinasin Diego Maradona, pasi sipas tij ai e bëri historinë e futbollit.

Anësori i kombëtares së Belgjikës ka qenë në formë mahnitëse pasi që është transferuar në qendër të sulmuesit, duke shënuar gola gola me ekipin italian.


Disa ndeshje të luajtura nga Mertens në mënyrën më të mirë kanë bërë që të krahasohet me heroin më të madh të Napolit, Maradonan.

Publikohen edhe pesë emrat e dytë për Topin e Artë (Foto)
Lexo po ashtu Publikohen edhe pesë emrat e dytë për Topin e Artë (Foto)

Megjithatë, Mertens ka bërë me dijë që nuk duhet të krahasohet me një legjendë si Maradona, pasi e ka shkruar historinë e futbollit.

Mertens është lojtari kryesor i Napolit në dy sezonet e fundit!

“Maradona është një legjendë, ju mund të bëni krahasime mes golave, por jo si lojtarë”, ka thënë fillimisht Mertens në një intervistë me Guerin Sportivo.

“Është mirë për mua, por kam shumë respekt: Maradona është një legjendë dhe ka bërë histori me topin, niveli im është një tjetër”.

Fenomeni Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave: Përfshihen Maradona, Pele dhe Messi, por mungon CR7 (Foto)
Lexo po ashtu Fenomeni Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave: Përfshihen Maradona, Pele dhe Messi, por mungon CR7 (Foto)

“Unë jam Dries, dua të mbaj këmbët e mia në tokë dhe të ndihmoj ekipin”, përfundoi ylli belg i Napolit.

Ndryshe, Mertens në sezonin e kaluar te Napoli shënoi 34 gola në 45 paraqitje, ndërsa këtë fillim sezoni ka nëntë gola nga 11 paraqitje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori