LAJMI I FUNDIT:

Kandidatët për Bashkinë e Shkupit nënshkruajnë “Platformën për ajër të pastër”

Kandidatët për Bashkinë e Shkupit nënshkruajnë “Platformën për ajër të pastër”

Gjashtë nga tetë kandidatët për kryetar të Bashkisë së Shkupit sot e nënshkruan deklaratën për respektim të “Platformës për ajër të pastër” të nismës civile “Koalicioni O2” për ajër të pastër.

“Platforma për ajër të pastër” përmban pako të masave dhe kërkesave të cilat kryetari i ardhshëm i Shkupit do t’i ketë seriozisht parasysh dhe do të bëjë gjithçka është në fuqinë e tij për t’i realizuar në kuadër të mandatit të tij/saj.


Masat dhe kërkesat për Bashkinë e Shkupit janë për ajër të pastër dhe mjedis të shëndetshëm në qytet. Nevena Georgievska nga “Koalicioni O2” për ajër të pastër shprehu kënaqësi sepse për kërkesat kanë marrë mbështetje nga kandidatët për kryetar të Bashkisë së Shkupit.

Nga kandidatët për kryetar të Shkupit, siç theksoi, kërkojnë të obligohen ndaj kërkesave të tyre dhe njëherë e përgjithmonë ta shndërrojnë Shkupin në qytet bashkëkohor dhe të gjelbër.

Deklaratën për “Platformën për ajër të pastër” e nënshkruan Petre Shilegov nga LSDM, Koce Trajanovski nga OBRM-PDUKM, Gjorgji Todorov nga Lëvizja Popullore për Maqedoninë, Vanço Shehtanski nga TMRO, Nafie Selmani nga Lëvizja Besa dhe Maria Xhons nga “E Majta”. Në nënshkrim nuk morën pjesë Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët dhe Bekim Fazliu nga PDSH.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori