LAJMI I FUNDIT:

Elseid Hysaj: Italia do të vijë më e egër në Shkodër

Elseid Hysaj: Italia do të vijë më e egër në Shkodër

Spanja në xhiron e parafundit të kualifikueseve ka siguruar një biletë për në botërorin “Rusia 2018”.

Spanjollët triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin “Rico Perez” të Alicantes kundër Shqipërisë me rezultat 3-0, e cila ishte humbja e parë e Christian Panuccit si trajner i kombëtares shqiptare.


Spanja i shkakton humbjen e parë Panuccit si trajner i Shqipërisë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Spanja i shkakton humbjen e parë Panuccit si trajner i Shqipërisë (Foto/Video)

Pas takimit ka folur edhe mbrojtësi i kuqezinjve, Elseid Hysaj, i cili ka pohuar se nuk duhej të pësonim shumë shpejt gola.

“E dimë që Spanja është një nga pretendentët për trofeun. Goli i parë ishte shumë i bukur, në dy të tjerët mund të bënim diçka më shumë. Nuk duhet të pësojmë gola kaq shpejt, por ndodh në futboll. Ne kishim 2-3 raste por nuk shënuam”.

Ai ka folur edhe rreth takimit mes kuqezinjve dhe kombëtares së Italisë, e cila do të zhvillohet të hënë në Shkodër.

“Unë luaj aty ku do trajneri sepse vendos ai, por dihet roli im i vërtetë është mbrojtës i djathtë. Trajneri më vendosi në qendër dhe u mundova të bëja sa më mirë detyrën. Në Shkodër do kem një kundërshtar shok skuadre te Napoli. Do jetë një ndeshje shumë e bukur, të tregojmë se dimë të luajmë futboll si në pjesën e dytë këtu”.

“Besoj që një skuadër si Italia nuk gabon në lidhje me motivimin. Nëse sot luajtën keq, do jenë akoma më të egër për t’i treguar tifozëve se çfarë cilësisht kanë”, tha Hysaj pas ndeshjes për “Supersport”.

Goli i bukur i Iscos ndaj Shqipërisë erdhi me ‘tiki-taka’ - 10 lojtarë të përfshirë, 18 prekje topi, 51 sekonda (Foto/Video)
Lexo po ashtu Goli i bukur i Iscos ndaj Shqipërisë erdhi me ‘tiki-taka’ - 10 lojtarë të përfshirë, 18 prekje topi, 51 sekonda (Foto/Video)

Pas kësaj, Spanja zë pozitën e parë të grupit G me 25 pikë ndërsa Shqipëria gjendet në vendin e tretë me 13 pikë. Italia ka njëzet pikë pas barazimit 1-1 me Maqedoninë.

Vlen të theksohet se se takimin e radhës kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë kundër Italisë ndërsa spanjollët do të ballafaqohen me izraelitët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori