LAJMI I FUNDIT:

Pique vërshohet nga pyetje e gazetarëve, por qëndron prapa fjalëve që i tha më herët rreth Katalunisë

Pique vërshohet nga pyetje e gazetarëve, por qëndron prapa fjalëve që i tha më herët rreth Katalunisë

Gerard Pique është rrugës për tu bashkuar me kombëtaren e Spanjës, pasi është ftuar nga trajneri Julen Lopetegui për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për botërorin “Rusia 2018”.  

Mbrojtësi i Barcelonës ka marr rrugën e tij për në Madrid për tu bashkuar me kombëtaren spanjolle për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Izraelit.

Megjithatë, ai është vërshuar nga gazetarët dhe pyetjet e tyre në aeroportin e Barcelonës, para se të nisej për në kryeqytetin spanjoll.


Pique i zënë në një situatë të vështirë nga pyetjet e shumta, ka refuzuar të flas, duke thënë se s’ka çfarë të shtoj më.

“E kam thënë dje atë çfarë kam pasur për ta thënë”, ishin fjalët e vetme të mbrojtësit katalunas të Barcelonës, përcjell Telegrafi.

Pique me fanellën e Barcelonës dedikuar Katalunisë

Ndryshe, dje (e diel) krahina e Katalunisë ka votuar në referendum për pavarësim nga Spanja, por votuesit kanë hasur në sjelle brutale nga policët spanjollë, ku pa pasur edhe shumë të lënduar.

“Jam dhe ndihem katalunas dhe sot jam krenar për popullin e Katalunisë. Ne nuk jemi minoritet, atje janë milionë nga ne. Nuk jemi të këqij dhe vetëm duam të votojmë”.

“Ndihem katalunas sot më shumë së kurrë”, ka shtuar dje (e diel) Pique. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Antony duket se ka gjetur një ‘rrugëdalje’ nga Man Utd – ai po përcillet nga një tjetër klub anglez

Antony duket se ka gjetur një ‘rrugëdalje’ nga Man Utd – ai po përcillet nga një tjetër klub anglez

Premier League
U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

Ndërkombëtare
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori