Nga sot mijëra qytetarë kanë filluar marrjen e ndihmave sociale në sportele të Postës së Kosovës, për herë të parë që nga përfundimi i luftës, sepse ky shërbim deri më tani është ofruar vetëm në banka komerciale.
Me këtë rast, në zyrën postare në lagjen “Dardania” në Prishtinë, përurimin e këtij projekti e kanë bërë Skender Reçica, ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha.
Ky shërbim është lansuar pas një pune të gjatë të ekspertëve të MPMS-së, Postës dhe Bankës për Biznes.
“Do të përfitojnë qytetarët që marrin ndihma sociale sepse tani do ta kenë më të lehtë të marrin këtë asistencë meqenëse Posta ka zyra postare në çdo qytet, përfshirë edhe vendbanime rurale. Me këtë projekt ofrohet shërbimi afër qytetarit dhe më nuk kanë nevojë për të harxhuar para për udhëtim, ushqim, për pritje të gjata”, ka thënë kryeshefi Hoxha.
Ai theksoi se Posta e Kosovës është e gatshme të marrë përsipër edhe shërbime tjera të ngjashme nga MPMS dhe nga institucione tjera.
Ministri Reçica u shpreh i kënaqur për këtë projekt të përbashkët dhe premtoi se do të shqyrtojë mundësinë që edhe skema të tjera që menaxhohen nga MPMS të kalojnë në Postën e Kosovës për të siguruar shërbime sa më afër qytetarëve.
Ndërkaq, këshilltari i MZHE-së, Ibrahim Rexhepi, përgëzoi të gjitha palët që kanë arritur marrëveshjen për këtë shërbim duke shtuar se ka pasur mjaft sfida deri në arritjen e këtij qëllimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'