Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën zgjedhore në Pejë, me ku u tha se ka ardhur koha që t’i jepet fund qeverisjes së korruptuar të Pejës dhe t’i kthehet shkëlqimi me kandidatin për kryetar, Bashkim Nurboja.
Kryetari i grupit parlamentar, Galuk Konjufca tha janë mbledhur për të shpalosur konceptin e qeverisjes për të shpalosur ekipin e shkëlqyer që do të udhëheqë Pejën dhe këtij ekipi do t’i prijë Bashkim Nurboja.
“Populli i Kosovës i ka 10 arsye të fuqishme pse me votuar Lëvizjen Vetëvendosje, sepse Vetëvendosja është e popullit, Vetëvendosja sjellë drejtësi, sepse Vetëvendosje do të sjellë zhvillimin. Vetëvendosje do ta mjekojë shëndetësinë, do ta zhvillojë arsimin, do të sjellë bashkimin, do të ndihmojë rininë. Deri sot është qeveritë ose me korrupsion transparent, ose me korrupsion të kamufluar. Ka ardhur koha t’i japin fund kësaj qeverisje dhe të drejtohet Peja me njeriun e duhur, si Bashkim Nurboja. Peja nuk është me lule sa i përket bukurive natyrore, sa i përket qeverisjes, Pejës duhet t’i kthehet vendi i merituar me qeverisje të Bashkim Nurbojës. Pejës i kthehet shkëlqimi me Bashkim Nurbojen”, tha Konjofuca.
Kurse deputetja, Fatmire Mullhaxhaj tha se dalin ballë hapur, sepse prezantojnë kandidatin më të mirë për kryetar, Bashkim Nurbojën dhe listën më të mirë të asamblistëve, që do të kontribuojnë në realizimin e programit dhe alternativën qeverisëse më të mirë për Pejën, raporton KosovaPress.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur besimin se qeverisjes aktuale do t’i vijë fundi më 22 tetor, derisa i ka bërë thirrje elektoratit që të votojë për këtë parti.
“Më 22 tetor, Peja duhet të bëhet qytet që vendos vetë me numrin 10. Peja është bota e pejanit dhe qeverisja aktuale shkatërruese duhet të largohet. Peja është një qytet që duhet ta shpëtojmë, ku mund duhet ta fitojmë. Vetëm edhe tri javë i ka pushteti aktual para se të shembet”, ka thënë ai.
Kurti tha se komunës së Pejës i nevojitet një kryetar i cili do të punojë për të mirën e qytetarëve dhe jo si qeverisja aktuale.
“Duke mos e votuar Gazin që na bëri gaz ju e shpëtoni vetëm nga gazi. Sukseset e reja duan një kryetar të ri që nuk na bënë gaz. Me partitë tjera Peja bëhet lule e krimit, ndërsa me Lëvizjen Vetëvendosje bëhet lule e Dukagjinit”, është shprehur ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?