LAJMI I FUNDIT:

Bill Gates kalon në Android, refuzon të përdor iPhone (Video)

Bill Gates kalon në Android, refuzon të përdor iPhone (Video)

Ata ishin rivalë, ata ishin miq – Steve Jobs dhe Bill Gates kanë punuar shumë që industria e teknologjisë të arrijë këtu ku është sot.

Por, a do të thotë kjo se themeluesi i ‘Microsoft’ ka filluar të përdor iPhone për nder të themeluesit të Apple?


Pas së gjithash, a nuk do të ishte një iPhone zgjedhje e mirë për Gates? Duket se jo!

Në një intervistë të fundit, Gates ka zbuluar se ai së fundmi ka kaluar nga celularët e Windows-it në Android, transmeton Telegrafi.

Por jo, ai nuk është konvertuar krejtësisht në ‘Google’, sepse celulari i tij i ri “ka shumë softuerë të Microsoft-it”.

Kjo është e kuptueshme. Kompania Microsoft i shet në dyqanet e veta celularët Samsung Galaxy S8 dhe S8+.

Ndërsa intervistuesi i Fox News, Chris Wallace, duke pasur parasysh se shumë njerëz i mbajnë nga dy celularë, e ka pyetur: “Pra, ju fare nuk përdorni iPhone?”

“Jo, jo iPhone”, ka insistuar Gates!

Kohë më parë, edhe gruaja e Bill Gates, Melinda Gates, kishte treguar se në shtëpinë e tyre nuk ka fare produkte të Apple.

Në vitin 2013, Bill Gates kishte rrëfyer se fëmijët e tij asnjëherë nuk kanë kërkuar produkte nga Apple. Dhe Melinda Gates, në vitin 2015, ka shpjeguar se në familjen Gates nuk përdorin as ‘Apple Watch’.

Nga kjo mund të arrijmë në përfundim se as iPhone X nuk do ta bindë personin më të pasur në botë të kalojë në produkte të Apple. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi

Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Kalo në kategori