LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Punësimi i të rinjve, prioriteti ynë për Klinën

Veseli: Punësimi i të rinjve, prioriteti ynë për Klinën

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin elektoral në Klinë për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryetari i partisë, Kadri Veseli.

Me këtë rast i pari i PDK-së Kadri Veseli, tha se prioritet në Klinë do të jetë arsimi, ndërtimi i çerdheve si dhe punësimi i të rinjve. Ai premtoi krijimin e një fondi të punësimit.

“Shtimi i çerdheve është domosdoshmëri edhe në komunën e Klinës. Do të punojmë edhe më shumë që edhe në Klinë të ketë siguri për fëmijët tanë, si sigurimi fizik në të njëjtën kohë që ata të kenë mundësi ti qasen shkollave në mënyrë më të afërt. Prioritet do të jetë rinia, ku do të krijojmë fondin e punësimit i cili do t’u shërbejë të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave dhe jo vetëm atyre por të gjithëve që kane ide për vetëpunësim në mënyrë që ata të integrohen në tregun e punës”, tha Veseli.


Ai tha se të gjithë studentët që kanë mesataren mbi 8, do tu jepen bursa nga komunat e tyre. Veseli premtoi edhe dhënie të subvencioneve për të gjithë ata që merren me bujqësi. I pari i PDK-së premtoi edhe reforma në administratën komunale, uljen e taksave komunale, derisa tha se qeverisja e PDK-së nuk do të lejojë burokraci.

Veseli tha se komuna e Klinës ka pasur transformim gjatë qeverisjes së PDK-së për 10 vite, derisa ftoi qytetarët që të mbështesin kandidatin për kryetar Sokol Bashotën.

“Po dal para jush me shumë dinjitet dhe krenari, dhe e konsideroj se është e nevojshme edhe për një mandat të qeverisë një kryetar, një personalitet i cili ka vizion, ka qëndrueshmëri, ke besim në vetvete ka besim tek qytetarët të cilët i udhëheqë”, tha Veseli.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës, Sokol Bashota ka lavdëruar punën gjatë qeverisjes së tij me Komunën e Klinës për 3 mandate radhazi, duke thënë se një ndër prioritet e tij ka qenë arsimi. Ai tha se gjatë 10 viteve ka arritur që të sjellë ujin e pijshëm për qytetarët e Klinës, të investojë në kulturë, shëndetësi, investimet në infrastrukturë siç është sheshi i qytetit i cili është duke u  ndërtuar.

Bashota tha se PDK-ja u ka kthyer dinjitetin mësimdhënësve dhe punonjësve shëndetësorë.

‘Për këto 10 vite të qeverisjes sime janë bërë shumë ndryshime sa i përket investimeve në objektet e këtij vendi. Kemi ndërtuar këtë sallë këtu e cila është e mrekullueshme dhe plotëson të gjitha standardet për aktivitet kulturore, është bërë komuna e re. Palestra e re e cila për interesa të tyre pushteti e pat lënë rrënojë. Poashtu jemi duke ndërtuar qendrën rinore për të rinjtë e Klinës”, tha Bashota. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
UEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht

UEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht

Përfaqësuesja e Kosovës
Mesazhi i koduar nga motra e Dianës, reagojnë ashpër nga familja e Arionit: Situatë e dhimbshme dhe e papranueshme

Mesazhi i koduar nga motra e Dianës, reagojnë ashpër nga familja e Arionit: Situatë e dhimbshme dhe e papranueshme

Magazina
Çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet për ndeshjen Rumani - Kosovë

Çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet për ndeshjen Rumani - Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Siguri
Befason Blerina Kllokoqi Rugova, përmes një videoje lë të kuptohet se tani është përkrahëse e Vetëvendosjes?

Befason Blerina Kllokoqi Rugova, përmes një videoje lë të kuptohet se tani është përkrahëse e Vetëvendosjes?

Magazina
Kalo në kategori