LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka të infektuar të rinj nga fruthi në Maqedoni

Nuk ka të infektuar të rinj nga fruthi në Maqedoni

Qendra e Shëndetit Publik – Shkup informon se nuk janë paraqitur raste të reja të të infektuarave nga fruthi dhe se janë në gjendje të mirë shëndetësore pesë personat, te të cilët është regjistruar kjo sëmundje dhe të premten është shpallur epidemi e kufizuar në rajonin Kvantashka në komunën e Gazi Babës.

Gjatë fundjavës janë vaksinuar rreth njëqind persona, të cilët kanë qenë në afërsi të drejtpërdrejtë me të infektuarit dhe të cilët nuk janë vaksinuar ose nuk kanë vërtetim për vaksinë në territorin e komunës, ku është shpallë epidemi, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ekipe nga Qendra e Shëndetit Publik dhe Instituti i Shëndetit Publik bashkërisht kryejnë kontroll shtesë të kartonëve të vaksinave dhe i thërrasin për vaksinim fëmijët e pa vaksinuar dhe jo të vaksinuar tërësisht. Njëherit, është urdhëruar të gjitha shtëpive të shëndetit, prioritet ta kenë vaksinimin, gjegjësisht rivaksinimin në shkolla kundër morbileve, rubeolës dhe parotitit.

“Ekipet për imunizim, nëse ka nevojë, në territore të veçanta rajonale do të bëjnë edhe vaksinim në terren, me qëllim të zbulimit të fëmijëve të paparaqitur dhe aspak të vaksinuar në territorin e Qytetit të Shkupit”, thuhet në kumtesën nga Qendra e Shëndetit Publik.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori