Serbia vazhdon të lobojë kundër Kosovës për anëtarësim në UNESCO, ata madje shprehen të bindur se Kosova nuk do të anëtarësohet as kësaj radhe.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se pretendimi i Prishtinës se kishin votat e mjaftueshme për UNESCO, është një gënjeshtër e madhe.
“Në të gjitha takimet që presidenti dhe unë kemi pasur, është diskutuar edhe kjo temë”, tha Daçiq, i cili ndodhet në New York si pjesë e delegacionit serb, të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shkruan agjencia Beta.
Sipas Beta-së, ministri tha se zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili e bëri kërkesën më herët gjatë ditës, dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të humbasin në UNESCO, ashtu siç bënë dy vjet më parë.
“Një numër i madh i miqve tanë jo vetëm që kanë një pozitë të pandryshuar në drejtim të kundërt (ofertës së Prishtinës), por shumë vende kanë ndryshuar pozicionin e tyre në një drejtim pozitiv për Serbinë, që kjo vlen për vendet që abstenuan (në vitin 2015) kundër pranimit të Kosovës në UNESCO”, tha Daçiq, transmeton Tribuna.
Ai shtoi se Prishtina, nëse dëshiron që UNESCO të vendosë për ofertën e saj këtë vit, duhet të paraqesë një kërkesë deri në mes të tetorit. Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s më pas do të mbahet në nëntor dhe tjetra në vitin 2019.
“Deri më tani nuk ka pasur lëkundje se ato do të anëtarësohen, mendoj se ata kanë frikë të humbasin. Unë nuk u rekomandoj atyre të paraqesin kandidaturën e tyre”, përfundoi Daçiq.
Në një deklaratë për të përditshmen me qendër në Beograd, Blic, Ivica Daçiq tha se Kosova do të humbasë betejën çdo herë kur është fjala për t’u anëtarësuar në UNESCO.
“Ata humbën në konferencën në Paris (në 2015), ata do të humbasin tani dhe çdo herë”, tha Daçiq, duke komentuar deklaratën e Pacollit.
“Ata nuk kanë mjaft (vota) për UNESCO-në, Pacolli mendon se mund të zgjidhë gjithçka me para, por nuk është kështu, kemi fituar dy vjet më parë, edhe pse vendet më të forta i kanë mbështetur”, tha Daçiq.
Ai kujtoi se rreth 30 diplomatë të Ministrisë së Jashtme kanë lobuar dhe shtoi se nuk ka asnjë shans që Prishtina të merr mjaft vota.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë