LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi: I mbetet politikës se kah do ta çojë procesin e Demarkacionit me Malin e Zi

Bulliqi: I mbetet politikës se kah do ta çojë procesin e Demarkacionit me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës sot ka emëruar anëtarët e Komisionit Shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, kryetar i së cilës është emëruar ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi, në një prononcim për Telegrafin, këmbëngul që opinionit publik duhet t’i serohet e vërteta dhe se Komisioni i ri këtë do ta bëjë.

“Ne sot jemi emëruar nga kryeministri dhe Qeveria si anëtarë të këtij Komisioni. Kryesues i këtij Komisioni veprimtarinë e tij e shtrin brenda një kornize ligjore që e jep ligji dhe Kushtetua e Kosovës. Ligji i miratuar nga Kuvendi në janar të 2012, me nr. 04L72 – për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”, ka thënë Bulliqi.


Ai ka cituar nenin 40 të këtij ligji ku thuhet se “Qeveria e Kosovës emëron anëtarët e Komisionit për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror të vendosur në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare”.

Bulliqi ka thënë se ende nuk e kanë në dorë materialin zyrtar dhe se në momentin që do ta marrin do ta analizojnë se në bazë të cilës marrëveshje ndërkombëtare është bërë demarkimi i kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Tek pastaj ne do të fillojmë me punën dhe aktivitetin tonë, që është më shumë punë teknike. Ditëve në vijim pritet ta marrim dhe ta analizojmë se mbi cilën marrëveshje ndërkombëtare është mbështetur demarkimi mes Kosovës dhe Malit të Zi”, u shpreh Bulliqi.
I pyetur se a beson se pas analizave të Komisionit që do ta udhëheq ai, do të dalë se Kosova ka humbur territor siç edhe ka pretenduar vetë, Bulliqi theksoi se beson që “do të dalë e vërteta e tërë këtij procesi”.

“Kam besim në punën dhe ekspertizën tonë. Do ta bëjmë një punë shumë profesionale. Do t’i shohim të gjitha materialet hartografike dhe pas kësaj analize besojmë shumë se do të dalin në realitet të vërtetat e tërë këtij procesi – cilat do qofshin ato”, tha Bulliqi, i cili theksoi se pas procesit të analizave do të nxjerrin rekomandime për Qeverinë e Kosovës.

Bulliqi u shpreh optimist për punën e Komisionit, duke thënë se “ekipi i tij nuk ka të bëjë me politikën”.

“I mbetet politikës që këtë proces ta çojë tutje. Se çfarë drejtimi ia jep politika, kjo nuk varet shumë nga ne”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori