LAJMI I FUNDIT:

Saliji: PSP do të bëhet departament i veçantë i Prokurorisë Themelore

Saliji: PSP do të bëhet departament i veçantë i Prokurorisë Themelore

“Në draft-strategjinë për sektorin juridik për periudhën 2017-2022 parashihet që PSP të bëhet pjesë e Prokurorisë Themelore të Maqedonisë, si departament i veçantë, i cili do të merret me krimet e rënda”. Këtë e deklaroi sot ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, në konferencën për 100 ditët e para të qeverisë.

Ai tha se po punohet në përgatitjen e ligjit për ndryshime në ligjin aktual të PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me rekomandimet e Priebes që gjykatësit të përgjigjen penalisht, përderisa kanë bërë vepra penale, Saliji tha se mesazhi i tij kryesor është që politika të qëndrojë sa më larg gjyqësorit.


Ndërkaq, sa i përket propozim-ligjit për amnisti, Saliji nuk precizoi sa është numri i të burgosurve që do t’i përfshijë ligji./Telegrafi/