LAJMI I FUNDIT:

Bushati: Shqipëria, mbështetje SHBA-së për reformimin e OKB-së

Bushati: Shqipëria, mbështetje SHBA-së për reformimin e OKB-së

Konfliktet në mbarë botën dhe reformimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara me qëllim përballjen me to janë temat kryesore të Asamblesë së Përgjithshme që po zhvillon punimet në Pallatin e Qelqtë në Nju Jork.

Në këtë drejtim, Shqipëria, përmes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati ka shprehur mbështetjen për nismën e ndërmarrë nga administrata amerikane.


“Situata e sigurisë në botë, me mbi 20 konflikte delikate dhe pasoja për njerëzimin, si dhe nevoja e OKB-së për t’u reformuar janë temat kryesore të Asamblesë. Shqipëria i ka dhënë mbështetje përqasjes së SHBA për ta reformuar organizatën dhe për ta fokusuar atë tek njerëzit dhe nevojat që ata kanë anembanë botës dhe jo domosdoshmërisht tek proceset, si një kundërpërgjigje ndaj burokracive herë herë të tmerrshme që organizata ka”, ka deklaruar Bushati.

Në këtë drejtim, ai ka vlerësuar orientimin e qeverisë shqiptare për luftimin e burokracive në institucionet shqiptare.

“Më vjen mirë që qeveria e kryeministrit Rama ka një përputhje të qartë sa i përket luftës së burokracisë dhe reduktimit të saj, me atë çka vetë OKB dëshiron të bëjë në një të ardhme jo të largët”, ka shtuar Bushati

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori