LAJMI I FUNDIT:

Një gjendje e tillë është tepër e rrallë: Zemra e vogëlushes “del nga gjoksi”, sa herë që ajo qesh (Video,+16)

Një gjendje e tillë është tepër e rrallë: Zemra e vogëlushes “del nga gjoksi”, sa herë që ajo qesh (Video,+16)

Një vajzë e vogël e cila ka lindur me zemrën jashtë gjoksit mund ta “nxjerrë” atë sa herë që ajo qesh.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Virsaviya Borun e cila vuan nga sindroma thoraco-abdominal ose Pantalogy of Cantrell.


Kjo do të thotë se zemra e saj është e mbrojtur vetëm nga një shtresë e hollë e lëkurës dhe mungojnë kockat e gjoksit, si dhe pjesë të diafragmës së saj dhe muskujve të barkut.

Një gjendje e tillë është tepër e rrallë dhe familjes së shtatëvjeçares i është thënë të përgatiten për më të keqen kur ajo ka lindur.

Por rusja ka sfiduar deri më tani pretendimet dhe më parë këtë vit udhëtoi për në Florida, ku po merr medikamente për të ulur tensionin e gjakut në mënyrë që të mund të ketë një operacion që ndryshon jetën e saj.

Edhe pse historia e Virsaviya është mbuluar më parë, një video e re është publikuar së fundmi. Gjithsesi nuk është e qartë se cila është gjendja e saj tani dhe se kur janë xhiruar këto pamje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori