LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Fokusi i MPB-së do të jetë të sigurojë zgjedhje pa presion

Spasovski: Fokusi i MPB-së do të jetë të sigurojë zgjedhje pa presion

Gjatë periudhës së zgjedhjeve lokale, fokusi i Ministrisë së Punëve të Brendshme do të jetë sigurimi i votës pa presion, tha ministri i Punëve të Brendshe, Oliver Spasovski.

Ai ju bëri thirrje edhe institucioneve të tjera kompetente që të japin maksimumin për të siguruar zgjedhje të drejta, korrekte dhe demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Zgjedhjet lokale sikurse zgjedhjet e tjera, për ne janë shumë të rëndësishme sepse Ministria e Punëve të Brendshme e ka patjetër të sigurojë atmosferë të drejtë dhe demokrate para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Të gjitha kapacitetet e MPB-së do t’i vendosim në shërbim të zgjedhjeve, që ata të jenë të lira dhe demokrate. Ky është qëllimi ynë. Në këtë aspekt të gjithë pjesëtarët e MPB-së dhe të gjithë institucionet tjera kompetente për mbajtjen e zgjedhjeve duhet të angazhohen që qytetarët të votojnë pa presione”, tha Spasovski.

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor, ndërsa KSHZ sot hodhi shortin për renditjen e partive politike në fletëvotime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori