Policia e Vlorës ka arrestuar një 48-vjeçar, pasi është kapur me 66 kilogramë kanabis. Policia ka gjetur lëndën narkotike të fshehur në banesën e tij, në lagjen “28 Nëntori”.
I arrestuari është shtetasi Ramiz Zeneli, i cili kishte fshehur në krevatin e tij në dhomën e gjumit plot 14 pako kanabis të mbështjella me natriban, me peshë totale rreth 66 kilogramë.
Njoftimi i policise Vlorë:
“Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar ”BEDROOM” ! Sekuestrohen rreth 66 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Vijojnë kontrollet dhe operacionet antidrogë të zhvilluara nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Më datë 18.09.2017, Efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në mënyrë operative kanë finalizuar një tjetër operacion antidroge të koduar ”BEDROOM”, në të cilën është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike Cannabis Sativa.
Operacioni është zhvilluar dhe finalizuar në lagjen ”28 Nëntori”, në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit Ramiz Zeneli, të cilit i janë gjendur dhe sekuestruar nga policia 14 pako të mbështjella me natriban, në brëndësi të tyre kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 66 kilogramë.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera është bërë arrestimi në flagrancë i poseduesit të kësaj lëndës narkotike, konkretisht: R.Z, 48 vjeç, banues në Vlorë. Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal” thuhet në njoftimin e Policisë. /albeu.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe