LAJMI I FUNDIT:

Dënim i rëndë për Rooneyn, 100 orë punë për komunitetin dhe dy vite pa patent shofer

Dënim i rëndë për Rooneyn, 100 orë punë për komunitetin dhe dy vite pa patent shofer

Sulmuesi anglez, Wayne Rooney pranoi akuzën për drejtim të veturës në gjendje të dehur, në orët e para të mëngjesit të datës 1 shtator.

Sulmuesi i skuadrës angleze Everton u shfaq në Gjykatën e Magjistraturës “Stockport” këtë të hënë, duke e pranuar fajin e tij.


Në datën 1 shtator, 31-vjeçari u arrestua nga policia në “Wilmslow”, në Cheshire, për të dalë më pas në lirim me kusht.

Pas përfundimit të seancës, sulmuesi u ndalua që të drejtojë makinën për dy vite, ndërkohë që do të jetë i detyruar që të punojë 100 orë në shërbim të komunitetit.

Rooney arrestohet nga policia angleze
Lexo po ashtu Rooney arrestohet nga policia angleze

Ndërkohë, sipas medieve angleze, Rooney do të dënohet edhe nga Evertoni me 300 mijë funte.

“I kërkoj falje familjes dhe klubit të Evertonit. Jam thellësisht i penduar me veprimin. Dënimin do ta respektoj deri në fund”, deklaroi Rooney.

Rooney, muajin e kaluar deklaroi tërheqjen nga kombëtarja angleze pas 14 vitesh, pasi u bë shënuesi më i mirë në historinë e “Tre luanëve” me 53 gola të shënuara.

Ai u formua si futbollist tek Evertoni, por në vitin 2004 u transferua te Manchester United, ku qëndroi për 13 sezone. Këtë verë u kthye tek Evertoni, ndërkohë që këtë fundjavë u përball me ish-skuadrën e tij në “Old Trafford”, ku “djajtë e kuq” fituan thellë 4-0. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori