LAJMI I FUNDIT:

Pacolli në Tiranë zotohet për hapjen e misioneve të përbashkëta diplomatike

Pacolli në Tiranë zotohet për hapjen e misioneve të përbashkëta diplomatike

Zëvendës-kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behjget Pacolli ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit në Shqipëri, duke e takuar fillimisht homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati.

Në një konferencë të përbashkët për media, zëvendës-kryeministri Pacolli, veç rikonfirmimit të bashkëpunimit të fuqishëm në mes të dyja vendeve dhe bashkërendimit të të gjitha aktiviteteve në politikën e jashtme është zotuar për vazhdimin e hapjes së misioneve të përbashkëta diplomatike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.


“Ne sot biseduam gjithashtu që sa më shpejtë të vazhdojmë me traditën e hapjes së misioneve të përbashkëta diplomatike në mënyrë që të rrisim efikasitetin, përgjegjësinë dhe të ulim shpenzimet”, ka thënë Pacolli.

Ndërsa, ministri Bushati ka rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme të diplomacisë së shtetit shqiptar ndaj të gjitha proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

Ai ka përmendur edhe angazhimin e mëhershëm të zëvendës-kryeministrit Pacolli, sidomos në rastin e përpjekjeve diplomatike për anëtarësim në UNESCO, duke nënvizuar se ka bërë shpeshherë më shumë se diplomacitë e Tiranës dhe Prishtinës.

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në cilësinë e zëvendës-kryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm ai pritet të takohet edhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori