LAJMI I FUNDIT:

Barcelona – Juventus, formacionet e mundshme

Barcelona – Juventus, formacionet e mundshme

Barcelona dhe Juventusi do ndeshen mes vete në ndeshjen e parë të Grupit D në kuadër të Ligës së Kampionëve për sezonin e ri 2017/18.

Gjiganti katalunas është nikoqir i Zonjës së Vjetër në ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në Camp Nou.

Valverde: Juventusi i fortë, por ne duam fitore
Lexo po ashtu Valverde: Juventusi i fortë, por ne duam fitore

Barcelona dhe Juventusi janë tashmë kundërshtar të njohur, pasi në vitet e fundit janë ndeshur disa herë, si në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2015, ku fituan katalunasit dhe sezonin e kaluar kur Zonja e eliminoi në çerekfinale.


Fati ka dashur që këto dy skuadra të ndeshen mes vete edhe këtë sezon, dhe nesër (e martë) është ndeshja e parë, dhe tashmë sajti i UEFA-s ka publikuar formacionet e mundshme për këtë ndeshjes.

Juventusi me gjashtë mungesa ndaj Barcelonës, mbeten jashtë edhe Chiellini dhe Mandzukicin
Lexo po ashtu Juventusi me gjashtë mungesa ndaj Barcelonës, mbeten jashtë edhe Chiellini dhe Mandzukicin

Barcelona pritet të luaj me formacionin më të mirë të mundshëm, pasi vetëm Arda Turan nuk është i gatshëm, ndërsa Juve ka mungesa të theksuara si Juan Cuadrado, Claudio Marchisio, Sami Khedira, Georgio Chiellini dhe Mario Mandzukic. /Telegrafi/

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Umtiti, Alba; Rakitic, Busquets, Iniesta; Dembele, Suarez, Messi.

Juventus: Buffon; Barzagli, Benatia, Rugani, Alex Sandro; Matuidi, Pjanic; Douglas Costa, Dybala, Sturaro, Higuain.