LAJMI I FUNDIT:

Kampioni pret Drenicën, në Gjakovë përballje e skuadrave të inkuadruara në Superligë

Kampioni pret Drenicën, në Gjakovë përballje e skuadrave të inkuadruara në Superligë

Java e tretë në elitën e futbollit kosovar do të përfundojë me dy ndeshje të zhvilluara.

Kampioni aktual i Kosovës, Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Drenicës në stadiumin e qytetit në Mitrovicë, ‘Riza Lushta’.

Mitrovicasit në këtë takim vijnë pas humbjes nga Liria e Prizrenit, ndërsa Drenica pas fitores ndaj Vëllaznimit.


Mbrojtësi i djathtë i kampionit në fuqi, Përparim Islami ka thënë se skuadra e tij kërkon fitore ndaj Drenicës.

“Kemi një ndeshje ndaj një kundërshtari të fortë siç është Drenica që ka në radhët e veta lojtarë me përvojë”.

“I kemi përcjellë dy ndeshjet e para të Drenicës që kanë bërë paraqitje shumë të mirë dhe duhet të kemi kujdes pasi mund të na dënojnë në çdo moment”.

“Gjithsesi jemi të përgatitur maksimalisht për këtë takim dhe synimi ynë i vetëm mbetet fitorja”, u shpreh Islami.

Ndërkohë edhe drenicasit do të udhëtojnë drejtë Mitrovicës për të marrë pikë.

Mesfushori i Drenicës, Hysen Tahiri ka thënë për Telegrafin se do të udhëtojnë drejt Mitrovicës për të marrë pikë.

“Jemi të përgatitur mjaftë mirë për këtë ndeshje dhe besoj se do të marrim një rezultat pozitiv”.

“E dimë që nuk do të jetë lehtë por do të japim maksimumin në fushë dhe besoj se do të marrim pikë”, u shpreh Tahiri.

Në Gjakovë do të zhvillohet ndeshja e dy skuadrave të inkuadruara në elitën e futbollit kosovar.

Vëllaznimi do të jetë nikoqire e Vllaznisë së Pozhoranit që ka pësuar dy humbje në po aq ndeshje.

Gjakovarët kërkojnë të rikthehen tek fitorja, ndërsa mysafirët nga Pozhorani për të marrë pikët e para në Superligë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

La Liga
Shqetësime te Man United: Lojtari më i mirë deri më tani këtë sezon diagnostikohet me problem të rrallë në zemër

Shqetësime te Man United: Lojtari më i mirë deri më tani këtë sezon diagnostikohet me problem të rrallë në zemër

Premier League
Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

La Liga
Adama Traore lë zbuluar Pep Guardiolan në bisedën që kishin mes tyre

Adama Traore lë zbuluar Pep Guardiolan në bisedën që kishin mes tyre

Premier League
Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

La Liga
Anglia shokohet nga Greqia në Wembley

Anglia shokohet nga Greqia në Wembley

Përfaqësueset
Kalo në kategori