LAJMI I FUNDIT:

Përballje e skuadrave të pamposhtura në Podujevë

Përballje e skuadrave të pamposhtura në Podujevë

Pas ndeshjeve të Përfaqësueseve, rikthehet elita e futbollit kosovar në aksion.

Ditën e sotme do të zhvillohet dy ndeshje mjaftë interesante, ku vëmendja e adhuruesve kosovarë do të jetë në Podujevë, në sfidën mes Llapit dhe Gjilanit.

Llapjanët kanë marrë dy fitore në dy ndeshjet e para dhe synojnë të vazhdojnë me të njëjtin ritëm.


Shtylla kryesore e mbrojtjes së Llapit, Dardan Jashari ka thënë për Telegrafin se skuadra është përgatitur mjaftë mirë për këtë duel.

“Përgatitjet gjatë kësaj kohe kanë shkuar mjaftë mirë. Jemi në formë të mirë dhe të gatshëm për këtë sfidë”, tha Jashari.

Sipas Jashari skuadra e tij në këtë sfidë futet me qëllim që të vazhdoj me fitore.

“Synimi ynë kryesor është ta fitojmë edhe këtë sfidë, por pa e nënçmuar Gjilanin që ka një skuadër shumë të mirë dhe të komponuar”, u shpreh Jashari.

Dardan Jashari është futbollisti kryesor i Llapit në repartin defensivë

Ndërkohë edhe Gjilani ka startuar mjaftë mirë këtë edicion ku ka marrë një fitore dhe një barazim.

Mesfushori kryesor i Gjilanit në këto dy sfidat e para ka qenë Filonit Shaqiri i cili ka shkëlqyer si ndaj Besës ashtu edhe ndaj Feronikelit.

“Në dy ndeshjet e para kemi pasur paraqitje të mirë edhe pse kemi pasur mundësi të marrim më shumë se katër pikë”

“Sot na pret një ndeshje e vështirë pasi Llapi është një skuadër e fortë dhe ka marrë maksimumin e pikëve pas dy takimeve”.

“Gjilani në çdo ndeshje futet për të marrë maksimumin e pikëve dhe kësisoj do të udhëtojmë edhe për në Podujevë që të triumfojmë edhe pse kemi disa mungesa shumë të rëndësishme”, tha Shaqiri për Telegrafin.

“Besoj se do të jetë një ndeshje e bukur për sy dhe në fund shpresojmë të kthemi të pamposhtur në Gjilan”, deklaroi Shaqiri.

Filonit Shaqiri ishte futbollisti kryesor i Gjilanit në dy ndeshjet e para në Superligë

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, ndërsa do të drejtohet nga Besfort Kosumi me ndihmësit Driton Preniqi, Fatmir Abrashi dhe Labinot Fejzaj.

Ndeshja tjetër e paraparë për tu zhvilluar ditën e sotme është ajo mes dy skuadrave ish-kampione në Kosovë, Feronikelit dhe Besës.

Ashtu si Gjilani edhe Feronikeli është skuadër e pamposhtur ku ka katër pikë pas dy ndeshjeve.

Ndërkohë, Besa pas humbjes në ndeshjen e parë triumfoi ndaj Dritës 2-0 duke dëshmuar se nuk është futur e dorëzuar në këtë vit kalendarik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit

Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit

La Liga
Khabibin e largojnë nga aeroplani pak para fluturimit, legjenda e UFC-së reagon në rrjetet sociale

Khabibin e largojnë nga aeroplani pak para fluturimit, legjenda e UFC-së reagon në rrjetet sociale

UFC
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Trofe, më shumë para dhe klauzolë të ulët largimi, zbulohen premtimet e Decos për Araujon

Trofe, më shumë para dhe klauzolë të ulët largimi, zbulohen premtimet e Decos për Araujon

La Liga
Njeriu i parë i sportit në Arabinë Saudite trazoi publikun me një foto të Salah në

Njeriu i parë i sportit në Arabinë Saudite trazoi publikun me një foto të Salah në "klubin e ri"

Ligat tjera
Kalo në kategori