LAJMI I FUNDIT:

Memeti: Të sigurohen kushte bashkëkohore për gjithë nxënësit

Memeti: Të sigurohen kushte bashkëkohore për gjithë nxënësit

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor Avokati i Popullit në Maqedoni, Ixhet Memeti, ka uruar të gjithë nxënësit, në veçanti ata që për herë të parë ulen në bankat shkollore duke ju dëshiruar sukses dhe mbarësi në shkollë.

“Dua të përkujtoj për rëndësinë e arsimit në zhvillimin e personalitetit të çdo njeriu, por edhe për obligimin e sigurimit të kushteve më të mira për zhvillimin pa pengesa të procesit mësimor për çdo fëmijë, me qëllim që ata të përgatiten për jetë të përgjegjëshme në një shoqëri të lirë”, tha Memeti, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai shtoi se e drejta e garantuar për arsim të mesëm dhe fillor të obliguar, duhet të kuptohet me gjerë se vetëm të sigurohen libra dhe transport falas. Ai tha se duhet të bëhet më shumë me qëllim të sigurohet e drejta e fëmijës në bazë të drejtë dhe të barabartë.

“Duhen shkolla bashkëkohore dhe adekuata, klasa moderne, mësimdhënie cilësore, shërbime profesionale, staf mësimor që synon respektimin dhe ushtrimin e të drejtave të fëmijës”, tha mes tjerash Memeti.

Ai në fund ju bëri thirrje prindërve, familjeve, mësuesve dhe aktorëve tjerë që të mbështesin dhe t’u kushtojnë vëmendje fëmijëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori